Stabilizim-Asociimi në Strasburg, Bardhi: Më 11 maj Shqipëria bëri regres

18 Qershor 2025 | 18:03

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, në fjalën e mbajtur në Komitetin Parlamentar të Stabilizim Asociimit, në Strasburg i cilësoi zgjedhjet e 11 majit regres për Shqipërinë.

Sipas Bardhit, “zgjedhjet u zhvilluan në një klimë ku prej 12 vjetësh nuk reflektohet asnjë nga gjetjet apo rekomandimet e OSBE-ODIHR, ndërsa ka regres dhe cënim të parimit themelor të zgjedhjeve; lirisë dhe barazisë në zgjedhje”.

“Zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 u mbajtën në një mjedis tejet të politizuar, ku garuesit nuk gëzuan mundësi të barabarta. Mundësitë e garimit nuk ishin të barabarta. Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve shtetërore dhe kapaciteteve institucionale, duke përfshirë edhe bërjen publike vetëm pak kohë para ditës së zgjedhjeve të faljes së një numri të madh gjobash, dhe zyrtarët e lartë qeveritarë u angazhuan në një numër të madh aktivitetesh zyrtare që shpesh përkonin me mesazhet e fushatës, duke e bërë të paqartë vijën ndarëse mes shtetit dhe partisë. Pati pretendime për presion ndaj nëpunësve të administratës publike, raste intimidimi të mbështetësve të opozitës, si dhe përdorim të rrjeteve të patronazhimit, çka bie ndesh me standardet ndërkombëtare. Cështje të tjera shqetësuese përfshijnë raportimet për shit- blerje votash, tentativat për të ndikuar pa të drejtë tek zgjedhësit e marxhinalizuar, si dhe pretendime për ndikim të elementëve kriminalë në disa parti politike”, tha mes të tjerash Bardhi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)

Një hidroavion u rrëzua pasditen e së enjtes (23 korrik) në ishullin Sushia, në qarkun San Juan pranë Seattle, në shtetin Washington të SHBA-së. Në...
15:51 | 25/07/2026

Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes

Andrea Pirlo do të jetë trajneri i ri i Kombëtares së Italisë. Federata Italiane i ka besuar ish-mesfushorit legjendar misionin për të rikthyer “Axurrët” në...
15:38 | 25/07/2026

Teuta nuk ndalet në merkato, zyrtarizon portierin brazilian Morales dhe sulmuesin portugez Martelo

Teuta vijon të jetë aktive në merkaton e verës. Klubi durrsak ka zyrtarizuar dy afrimet e fundit, portierin brazilian Maycon Morales dhe sulmuesin portugez Pedro...
15:36 | 25/07/2026