Nis me debate seanca plenare në Kuvend, Bardhi përplaset me Spiropalin
Ka nisur këtë të hënë dhe senaca plenare në Kuvendin e Shqipërisë ku fjalën hyrëse e kishte Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali,Ka nisur këtë të hënë dhe senaca plenare në Kuvendin e Shqipërisë ku fjalën hyrëse e kishte Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, duke pasuar me deputetin Gazmend Bardhi i cili mori fjalën duke iu drejtuar në mënyrë direkte kryetares së Kuvendit.
Në fjalën e tij, Bardhi përmend shtyrjen e seancës plenare që sipas tij, ndodhi për arsye personale të Spiropalit.
“Seanca plenare duhej të ishte mbledhur të enjten ashtu siç seanca ka vendosur kur u miratua kalendari dhe punimet e Kuvendit. Na thatë keni një angazhim shumë të rëndësishëm në Ukrainë, por të enjten nuk ishit në Ukrainë por në Greqi.
Nuk kemi dhënë aprovimin për miratimin e kalendarit të punimeve të Kuvendit sepse edhe pse jemi një muaj nga mbyllja e kësaj legjislature, ju mbani të kyçur plot 60 nisma të deputetëve të kuvendit të shqipërisë.
Sipas Kushtetuese, një nga funksionet kryesore të deputetëve, është të propozojë nisma legjislative. Ju trajtoni me prioritet çdo nismë që vjen nga Këshilli i Ministrave, ndërkohë që nuk trajtoni asnjë prej projektligjeve të propozuara nga deputetët, kryesisht ata të opozitës që kanë të bëjnë me interesin e qytetarëve, duke përfshirë rritjen e pensioneve, minimumin jetik. Jemi vetëm 3 javë nga mbyllja e Kuvendit dhe ne nuk kemi akoma një planifikim në kalendar se kur do të shqyrtohen në seancë plenare, iniciativat e propozuara nga deputetët. Kjo është dhe arsyeja pse nuk kemi dhënë dakordësinë për miratimin e kalendarit dhe programit të punimeve të Kuvendit për 3 javët e mbetura dhe kërkoj zonja Kryetare, të planizoni se kur iniciativat e deputetëve në interesin e qytetarëve do shqyrtohen”, tha Bardhi.
Nga ana tjetër, një replikë ka pasur dhe nga vetë kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali e cila sqaron se shtyrja e mbledhjes se seancës plenare, ka ndodhur për shkak të mungesës së disa deputetëve.
“Më vjen mirë që më ndiqni hap pas hapi në aktivitetin tim në rrjete sociale, por iu informoj se siç diskutuam në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të datës 9, seanca nga data 12 në datë 16, nuk u shty për arsye të pjesmarrjes time në Ukrainë por u shty sepse shumë deputetë të tjerë kishin mungesa në aktivitete të tjera. Ishte lehtësisht e zëvëndësueshme prezenca ime këtu me dy nën kryetarët, por sipas rregullores, kryetari i Kuvendit ka për detyrë të kujdeset për mbarëvajtjen e seancave plenare, duke siguruar kushtet që të gjithë deputetët të jenë pjesëmarrës.
Sa i takon pjesëmarrjes së Shqipërisë në Odesa, në Ukrainë, në Samitin e organizuar nga Presidenti Zelensky me pjesëmarrjen e krerëve të tjerë të shteteve të Europës Juglindore, mos kini asnjë merak se Shqipëria u përfaqësua në nivelin më të lartë dhe më të mirë të mundshëm z.Bardhi, dhe këtë e them pa modesti fare.”, tha Spiropali.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil