Noka dhe Bardhi përplasen me Spiropalin: Seanca pa kuorum, po shkel rregulloren
Seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë nisi mes debatesh të forta mes kryetares Elisa Spiropali dhe deputetëve të opozitës Flamur Noka dhe Gazment Bardhi.
Dy deputetët demokratë kundërshtuan nisjen e seancës, duke pretenduar se po zhvillohej pa kuorumin e nevojshëm të deputetëve në sallë. Sipas tyre, në sallë ishin të pranishëm më pak se 70 deputetë dhe në këto kushte, seanca duhet të shtyhej.
“Ke filluar seancën në kundërshtim me rregulloren. Në sallë nuk janë më shumë se 55 deputetë. Nuk ka kuorum. Anullo seancën, kur të bëhet kuorumi, rimblidhe seancën”, tha Flamur Noka, duke akuzuar kryetaren se po e kthente Kuvendin në “tallava parlamentar”.
Nga ana e saj, Spiropali iu përgjigj duke thënë se rregullorja nuk kërkon kuorum për zhvillimin e seancës, por vetëm në rastet kur ka votime. “E ke gabim. Nuk duhet kuorum kur nuk ka votim në seancë”, u shpreh ajo.
Edhe Gazment Bardhi i kërkoi Spiropalit të ndalonte seancën, duke i kujtuar se për nisjen e mbledhjes së një organi kolegjial si Kuvendi, nevojitet prania e të paktën 71 deputetëve.
“Nuk është e vërtetë që nuk ka nevojë për kuorum kur nis parlamenti. Duhet të jenë minimumi 70 deputetë. Nuk vazhdohet kjo seancë pa kuorum”, tha Bardhi, duke e akuzuar Spiropalin se po e shkelte rregulloren që në hapje të seancës.
Përplasja u përqendrua edhe te miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar, të cilin deputetët e opozitës e kundërshtuan për të njëjtën arsye: mungesë kuorumi.
Kujtojmë që rendi i ditës përfshin diskutimin dhe miratimin e një sërë projektligjesh dhe akteve normative që prekin fusha të ndryshme, nga ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare deri te ndryshimet ligjore për buxhetin dhe dokumentacionin personal.
Pikat kryesore të rendit të ditës janë:
Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme, datë 29 maj 2025.
Ratifikimi i marrëveshjes mbi të drejtën detare sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për ruajtjen dhe përdorimin e diversitetit biologjik detar jashtë juridiksionit kombëtar.
Miratimi i ndryshimeve në ligjin e buxhetit të vitit 2025.
Shtesë në ligjin për pajisjen me pasaportë të shtetasve shqiptarë.
Shtesë në ligjin për letërnjoftimin elektronik.
Ratifikimi i marrëveshjes së bashkëpunimit për sigurinë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës.
Aderimi në Konventën për Themelimin e Zyrës Evropiane të Komunikacioneve (ECO).
Ratifikimi i marrëveshjes së huas me Fondin për Zhvillim të Abu Dhabi-t.
Marrëveshja për pjesëmarrjen në programin e Bashkimit Evropian “Doganat”.
Ratifikimi i marrëveshjes së garancisë me BERZH për projektin e OSHEE-së.
12-14. Ratifikimi i marrëveshjeve të financimit me Komisionin Evropian për programet shumëvjeçare në fushën e punësimit, ekonomisë digjitale dhe energjisë për periudhën 2024-2027.
Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata
- 14:04 “Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027
- 13:48 Deklaratat e Paunoviq kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
- 13:32 Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
- 13:26 Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti
- 13:20 Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes ndez protesta në Ukrainë, qindra qytetar kundër këtij vendimi