Beteja për Lysychansk, rusët dhe ukrainasit pretendojnë kontrollin e qytetit

3 Korrik 2022 | 10:16

Flamujt çeçenë dhe rusë po valëviten në qytetin e fundit të madh të mbetur në rajonin e Luhansk.

Sipas kreut të Çeçenisë, pretendohet  se Lysychansk tani është nën kontrollin e forcave ruse. Një nga komandantët çeçenë Ramzan Kadyrov u shpreh se qyteti ukrainas ishte pushtuar.

“Po, qyteti është nën kontroll të plotë, po bëhet një operacion pastrimi”, konfirmoi ai.

Megjithatë, ushtria ukrainase i ka hedhur poshtë këto pretendime dhe thotë se luftimet e ashpra janë ende duke vijuar në të gjitha frontet.

Një zëdhënës i Gardës Kombëtare të Ukrainës thotë se qyteti nuk ka qenë i rrethuar dhe mbetet nën kontrollin e ushtrisë ukrainase.

Ndërkohë, forcat e armatosura të Ukrainës publikuan pamjet duke thënë se ishte një shpërthim në magazinat e ushtrisë ruse në Ukrainën Lindore. Megjithatë vendndodhja dhe data e saktë nuk janë specifikuar.

Por më shumë raketa ruse janë lëshuar në veri dhe jug. Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se ka shkatërruar me armë të precizionit të lartë pesë poste komanduese ukrainase në rajonin e Donbasit dhe në rajonin e Mykolaiv. Tri depo municionesh në rajonin Zaporizhzhia dhe një bazë e armëve ukrainase në Kharkiv u goditën gjithashtu nga ushtria ruse.

Këto shpërthime vijnë një ditë pasi një bllok apartamentesh u godit në Odesa duke vrarë të paktën 21 persona dhe duke plagosur dhjetëra, një akt që presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskky e ka quajtur ‘të qëllimshëm’, pretendim që Kremlini e mohon.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)

Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
20:36 | 17/07/2026