‘Betlehemi i gjallë’, mbi 250 pjesëmarrës në Hajmel rikthejnë traditën e krishterë
Famullia e Shën Palit dhe Shën Pjetrit në Hajmel te Shkodrës ka realizuar “Betlehemin e gjallë” një organizimim ky tashmë i kthyer në traditë.
Pamja është sa interesante aq dhe emocionuese nga mënyra e realizimit dhe rikthimit në jetë të këtij momenti aq të rëndësishëm për të krishterët në mbarë botën.
Me pjesëmarrjen e mbi 250 personazheve të ndryshëm, të gjithë në mënyrë vullnetare u bënë pjesë e “Betlehemit të gjallë” duke sjellë pranë njerëzve shpirtin e festës dhe dashurinë ndaj zotit.
“Është vërtetë një organizim madhështor nga ana shpirtërore sepse na bën që të jetojmë dhe njëherë ato momentet e lindjes së Krishtit. “thotë Frat Laurent, prift.
Punime me dorë, qilime të rrallë, ushqime tradicionale të zonës dhe atmosferë magjike që rikthen shumë pas në kohë.
Për pjesëmarrësit eksperienca është unike dhe shpresojnë që Betlehemi i gjallë do të vazhdojë të organizohet edhe në vitet e ardhshme.
“Është viti i katërt që bëhet këtu. Ka mbi 250 aktorë. Mendoj se është diçka unike për fshatin tonë”- thotë një tjetër qytetarë.
Për ata që nuk arritën ta shijonin “Betlehemi i gjallë” do të jetë i hapur edhe në datën 1 janar 2023 nga ora 16 deri në orën 20:00.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë