Betohen përballë presidentit Begaj ministrat e rinj të qeverisë

31 Korrik 2024 | 10:27

Janë betuar këtë të mërkurë përballë Presidentit, Bajram Begaj, tre ministrat e rinj të kabinetit qeveritar.

Ervin Hoxha, i cili zëvendësoi Taulant Ballën u betua si ministër i Brendshme, Pirro Vëngu si ministër i Mbrojtjes dhe Petrit Malaj, si ministër i Financave.

Sakaq, Taulant Balla, u betua si ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, ku zëvendësoi në këtë post Elisa Spiropalin, e cila pritet mori të martën votbesimin si kryetare e parlamentit.

Me ndryshimet e fundit në qeveri, Edi Rama largoi nga poste të rëndësishme njerëz me marrëdhënie të forta me Partinë Socialiste.

Emrat e rinj në qeveri sjellin në sektorë kyç, sic është rendi e siguria, mbrojtja dhe financat publike, tre ministra që nuk janë pjesë e strukturave protagoniste të Partisë Socialiste.

Ata mund të konsiderohen si profile teknike, edhe pse për një kohë të gjatë kanë qenë drejtorë të rëndësishëm në qeverisjes socialiste.

Dy prej anëtarëve të qeverisë, ai në krye të financave dhe ai i mbrojtjes, deri dje ishin në varësi të ministrisë së infrastrukturës.

Piro Vëngu që do të jetë ministri i ri i mbrojtjes, është shfaqur në skenën publike në vitin 2013, kur shërbeu si shef kabineti i ministrit të jashtëm, Ditmir Bushati. Ai u sulmua në një moment nga opozita, kur ju publiku një fletthirrje nga Greqia për të kryer ushtrinë, sepse kishte shtetësi helene.

Më pas, Vëngu kreu detyra të ndryshme, duke drejtuar vitet e fundit Portin e Durrësit e duke qenë një njeri kyc në konkretizimin e projektit të Alabar për Marinën e Durrësit.

Ministri i ri i Financave, Petrit Malaj është po ashtu një prurje e karakterit teknik.

Aktorit të njohur me të njëjtin emër ju desh të bënte një sqarim publik, për të ndalur keqkuptimet se ai ishte ministri i ri i parave të shtetit.

Ministri i vërtetë nuk ka qenë i zëshëm në skenën publike, përveç atyre që puna i kishte lidhur me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Ai është një ekonomist, që pas studimeve në Shqipëri ka kryer kualifikime financiare në SHBA dhe Gjermani.

Ministri i tretë, ai i punëve të Brendshme, Ervin Hoxhaj, ngjitet në karrigen më të lartë të profilit të tij, teksa ndër vite ka drejtuar dhjetra zyra që lidhen me sigurinë dhe rendin.

Ai aktualisht drejtonte Inspektoratin Kombëtar të Mbrotjes së Territorit.

Në këtë mënyrë, qeveria e tretë e Edi Ramës, ka vetëm 6 ministra që i kanë mbijetuar nisjes së mandatit në vitin 2021.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026