Kush është Ervin Hoxha, ministri i ri i Brendshëm i qeverisë Rama
Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS ndryshime të shumta në qeveri.
Taulant Balla ikën nga ministër i Brendshëm dhe emërohet ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Ndërkohë Ervin Hoxha është emëruar ministër i i ri i Brendshëm.
Por kush është Ervin Hoxha, i cili vjen nga një karrierë e mëparshme në Policinë e Shtetit?
Ervin Hoxha ka lindur në Tiranë më 13.10.1978. Arsimin e mesëm 4 vjeçar e kreu në Shkollën Teknike të Përgatitjes së Nënoficerëve, (Teknik Astsubay Hazirlama Okulu) në Balikesir, Turqi.
Më tej vazhdoi Akademinë e Lartë të Sigurisë (Offizier Schule des Herres) në Dresden të Gjermanisë. Në vitin 2006 përfundoi ciklin universitar në Fakultetin e Shkencave Sociale ne Universitetin e Tiranës.
Arsimin pasuniversitar e përfundoi me sukeses në Shkollën e Lartë të Policisë Gjermane (Deutsche Hochschule der Polizei), duke fituar titullin M.A në Administrim Publik dhe Menaxhim Policor.
Ka ndjekur trajnime të certifikuara në nivelin e lartë të drejtimit dhe menaxhimit ne fushen e sigurise dhe zbatimit te ligjit ne SH.B.A., Austri, Germani etj.
Për më shumë se 20 vite ka shërbyer në funksione të ndryshme nga niveli ekzekutues deri në nivelet më të larta të drejtimit në institucione qëndrore dhe ligizbatuese të shtetit shqiptar si:
Ministria e Mbrojjes, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Ministria e Financave, Ministria e Drejtesise.
Ka kryer me sukses detyra të larta në nivelin drejtues si: Drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Shef i Njesise Kombëtare Europol, Shef i Zyres Qëndrore Kombëtare Interpol, Drejtor i Policise Rrugore, Drejtor i Drejtorise se Mbrojjes se Deshmitarve dhe Bashkëpunëtoreve te Dretesise, Drejtor i Hetimit Tatimor dhe Pastrimit të Parave, Zv. Drejtor i Përgjithshem i Institutit të Sigurimeve Shoqerore, si edhe Drejtor Kabineti dhe Keshilltar i disa funksionareve të lartë të shtetit shqiptar. Në datë 26.01.2022 u emërua Drejtor i Pergjithshem i Sherbimit te Provës me VKM nr. 57.
Ervin Hoxha zotëron në nivel të avancuar gjuhën turke, gjermane dhe atë angleze.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë