“Betoniere në mes të plazhit” gazetarja: Çmimet në Rradhimë janë rritur me 20%
Turistët në Vlorë duket se po ”braktisin” Rradhimën. Kështu tha gazetarja e Euronews Albania Greta Haskaj në Now me Erla Mëhillin.
Ajo shprehet punimet ë shumta që po bëhen në atë zonë shtynë pushuesit të largohen për të gjetur një vend më të qetë, pa zhurma dhe më pak të ndotur.
Një faktor tjetër është rritja e çmimeve me një mesatare prej 20%. Ajo tha se kjo rritje çmimesh vihet re në të gjitha shërbimet dhe është kthyer shqetësues dhe për vendasit.
“Që prej shkurtit të këtij viti, vija bregdetare e Rradhimës i është nënshtruar një sërë punimesh, që nga ajo e ujësjellës kanalizimeve e deri tek ajo e ndërtimit të Lungomares dhe në të njëjtën kohë që mund të shikosh plazhe dhe hapësira publike që frekuentohen nga pushues subjekte private, njësi shërbimi apo bare në të njëjtën kohë mund të shikosh mjete të rënda pune, betoniere dhe një pamje e qartë kaosi dhe zhurme në të cilën nuk është e përshtatshme për të pushuar. Arsyeja tjetër është rritja e çmimeve që është shqetësuese jo vetëm për turistët, por dhe për vendasit. Në raport me vitin e shkuar në vija të përgjithshme ka një rritje prej 20% në të gjitha njësitë e shërbimit duke filluar që tek baret, çmimet e shezlogeve dhe mundësia për tu ulur në një restorant dhe për këtë arsye shumica e pushuesve i është drejtuar vijës bregdetare të Zvërnecit duke marrë parasysh se çmimet janë më të ulëta dhe nuk ka punime” tha gazetarja.
LEXO GJITHASHTU:
Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 15:55 Zjarri përfshin një fabrikë nafte në Greqi, dëmtohen biznese dhe banesa
- 15:17 Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje
- 15:09 “Ju jam mirënjohës për dritën e shpresës”, Rama: Ajo protestë nuk është më e juaja, të dashur flamingo
- 15:02 Lirohen protestuesit e arrestuar në protestën para Parlamentit
- 14:41 Parandalohet ngjarja kriminale në Vaun e Dejës, arrestohet 38-vjeçari me minë me telekomandë (EMRI)
- 14:14 Shuhet zjarri në malin e Shëngjinit pas 24 orësh, arrestohet 57-vjeçari