Beyonce fiton Emmy-n e parë për performancën “Beyoncé Bowl”

14 Gusht 2025 | 13:41

Beyonce ka fituar çmimin e saj të parë Emmy, falë performancës spektakolare gjatë ndeshjes së NFL për Krishtlindje në Netflix, mes Baltimore Ravens dhe Houston Texans.

E titulluar “Beyoncé Bowl”, performanca me tematikë western në qytetin e saj të lindjes, Houston, shënoi debutimin live të këngëve nga albumi i saj i fundit “Cowboy Carter”.

Artistja ishte pjesë e një ekipi prej gjashtë personash që u vlerësuan me çmimin për kostumet më të mira në një shfaqje, dokumentar apo reality, një kategori që shpërblehet përmes një procesi të veçantë jurie dhe jo përmes votimit tradicional.

Ky çmim shënon një tjetër sukses për këngëtaren me 35 çmime Grammy, duke e çuar drejt “EGOT” – një nga arritjet më të rralla në industrinë e argëtimit, që përfshin fitimin e një Emmy, Grammy, Oscar dhe Tony.

Përveç fitores, Beyoncé është gjithashtu e nominuar për “Specialin më të mirë varieté” si producente e “Beyoncé Bowl” dhe për regjinë më të mirë në një shfaqje varieté.

Ndërkohë, Jay-Z, po konkurron në të njëjtën kategori si producent ekzekutiv i performancës së Kendrick Lamar në Super Bowl.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026