BF çel fushatën në Kukës, Berisha dhe Meta krah njëri-tjetrit

11 Shtator 2023 | 19:21

Sot është hapur fushata për kryebashkiakun e ri të Kukësit.

Pas video-skandalit erotik të ish-kreut, Safet Gjici, për bashkinë e Kukësit garojnë nga koalicioni Bashkë Fitojmë, Emri Vata dhe nga Partia Socialiste, Albert Halilaj.

2 javë do të zgjasë fushata, ndërsa zgjedhjet do të mbahen më 24 shtator.

Sali Berisha dhe Ilir Meta janë shfaqur krah njëri-tjetrit në Kukës në çelje të fushatës, në mbështetje të kandidatit të tyre.

Berisha deklaroi se nuk do të prekin votën e askujt dhe se ata që kanë prekur votën në këto 10 vite duhet të përgjigjen para shqiptarëve.

“Ju dëgjoni çdo ditë, Edi Rama i vjedh zgjedhjet, Edi Rama e vjedh votën. Unë ju them ju se kjo është një e vërtetë absolute. Edi Rama vjedh zgjedhjet, votën dhe lirinë. Nuk ka vend tjetër ku krimi të shndërrohet në votë dhe vota në krim. Ky Gjici, ky ka fituar po të ja numëroni ka fituar të paktën 400 tendera, pa ato paratë që ka fituar në tunelet, ku roje ishin njerëzit e tij. Pra të gjitha këto i shndërroi në vota, ato ishin tendera krimi,” – u shpreh Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026