Koalicioni “Bashkë Fitojmë” regjistrohet në zgjedhjet e Kukësit
Sot, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës, që do të zhvillohen më datë 24 Shtator 2023.
Komisioneri vendosi regjistrimin si subjekt zgjedhor të koalicionit “Bashkë Fitojmë” me partitë politike përbërëse:
- Partia e Lirisë;
- Partia Demokristiane e Shqipërisë.
Gjithashtu, Komisioneri caktoi partitë politike që do të propozojnë anëtarin e tretë dhe të katërt të Grupeve të Numërimit të Votave.
Partia politike e shumicës parlamentare, që ka të drejtë të propozojë anëtarin e tretë të Grupeve të Numërimit të Votave është “Partia Socialiste e Shqipërisë”dhe partia politike e opozitës parlamentare, që ka të drejtë të propozojë anëtarin e katërt të Grupeve të Numërimit të Votave është “Partia Demokratike”.
Në total PS do të propozojë dy anëtarë të Grupeve të Numërimit të Votave, Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike do të propozojnë nga një anëtar.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit