KAS rrëzon kërkesën e PD, 1 komisioner në zgjedhjet e Kukësit

Regjistrimin në zgjedhje
22 Gusht 2023 | 15:14

Vendimmarrja e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi është certifikuar. Partia Demokratike do të ketë një komisioner në zgjedhjet e Kukësit, ndërsa Partia e Lirisë 2.

PD depozitoi në KAS ankimimin në lidhje me zgjedhjet e 24 shtatorit, por ky ankimim nuk u mor në konsideratë.

Më herët përmes një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD Mirela Karabina është shprehur se vendimi për t’i dhënë Partisë së Lirisë 2 komisionerë në zgjedhjet e Kukësit është qartazi një dëm që iu bëhet demokratëve, të cilët përfaqësohen vetëm nga Partia Demokratike.

“Komisioneri Celibashi, edhe njëherë si në zgjedhjet lokale të 14 majit, ka marrë një vendim politik kundër Partisë Demokratike dhe në shërbim të oligarkisë politike, duke emëruar Partinë e Lirisë si partinë më të madhe opozitare në shkelje të hapur të ligjit. Nëse më 14 maj ndodhi transferimi politik i votës nga Foltorja tek Partia e Lirisë, sot Komisioneri po bën transferimin ligjor duke i konsideruar votat e demokratëve si të LSI-së”, tha Karabina.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026