Bibika Kokalari: Nuk e çoj arkivën e Musinesë në shtëpinë e Enver Hoxhës

9 Nëntor 2024 | 18:19

Këtë të shtunë “Real People” solli një personazh e cila na ktheu pas në kohë dhe na zbuloi më tepër detaje nga Musine Kokalari, disidentja e parë shqiptare e cila nuk pati drojë të kundërshtonte një nga regjimet më të egra totalitare në botë, regjimin e diktatorit Hoxha.

Bibika Kokalari, bashkëshortja e kushëririt të Musinesë ka treguar se si e ka njohur shkrimtaren dhe se si asaj iu besua arkiva e saj. Bibika rrëfen se e takoi për herë të parë Musinenë në Onkologjik në kohën kur Musineja ishte e sëmurë e nga ai çast arritën të mbanin kontakte, ndërsa Musineja herë pas herë u kërkonte të shkonin ta takonin e të merrnin sendet e saj.

“E gjeta një herë në një shtëpi që çfarë binte jashtë e fuste brenda. Më pas e ndryshuan. Ajo kërkonte të shkonim të merrnim gjërat e saj. Na tha të shkonim të përgatitur me litar që ti lidhnim gjërat e të shkonim me makinë që ti merrnim, pasi ajo nuk ishte më në gjendje ti ruante. Në fillim korriku shkuam dhe i morëm gjërat që kishte përgatitur. Kur i morëm, ajo u ul dhe psherëtiu fort, unë thash se mbaroi. Çfarë ke hallë Musine?- i thash. Tani u qetësova- më tha,-që i lash në duar të sigurta”,-tha Bibika Kokalari.

Ajo zbuloi për “Real People” disa nga sendet personale të shkrimtares, diplomën e saj origjinale dhe valixhen në të cilën ajo kishte ruajtur dorëshkrimet e saj. Bibika tha se amaneti i Musine Kokalarit ishte që arkiva e saj t’i dorëzohej muzeut Etnografik të Gjirokastrës, por ajo refuzon ti çoj atje pasi ky muze ëhstë bërë në shtëpinë e Enver Hoxhës.

“Unë në muzeun etnografik nuk i çoj, sepse muzeu etnografik në Gjirokastër është në shtëpinë e Enver Hoxhës. unë në shtëpinë e Enver Hoxhës që ishte xhelat i saj, nuk mundem ti çoj. Nuk i çoj dot. Tani është hapur një memorial për Musine Kokalarin, e ka bërë një e fisit tonë. Është e largët pak nga ne, por prapë është e jona dhe më mirë i çoj atje, i kam më të sigurta, i kam në ruajtje dhe atje. Se nëse bëhet muzeu për Musinenë ato do të shkojnë atje”,-tha Bibika.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shkenca dhe inovacioni në fokus, Gjirokastra pret studiues nga e gjithë bota dhe 184 punime shkencore

Qyteti i Gjirokastrës, për dy ditë me radhë, është shndërruar në një qendër akademike ndërkombëtare për shkencën, inovacionin dhe ndikimin e tyre në zhvillimin e...
17:47 | 03/07/2026

VIDEO/ Momentet kur policët me rroba plazhi arrestojnë në Drimadhë Granit Pepnikën e call center-ave

Këto janë pamjet kur kapet “bosi” i call center-ave Granit Pepnika në Drimadhë, gjatë një operacioni të Policisë së Vlorës, ku efektivët e veshur me...
17:06 | 03/07/2026

Tragjike në Vlorë, gjendet e mbytur në det 29-vjeçarja

Një vajzë e re është gjetur e mbytur këtë të premte në plazhin e Vlorës. A. Gjilaj, 29 vjeçe, ka humbur jetën në det, teksa...
17:04 | 03/07/2026