“E takova Musinen në Onkologjik”, Bibika Kokalari rrëfen momentin e veçantë…

9 Nëntor 2024 | 18:02

Këtë të shtunë “Real People” solli një personazh e cila na ktheu pas në kohë dhe na zbuloi më tepër detaje nga jeta e një prej grave më të zëshme në letërsinë dhe politikën shqiptare, Musine Kokalarit.

Bibika Kokalari, bashkëshortja e kushëririt të Musinesë ka treguar vështirësitë me të cilat është përballur ajo vetë gjatë sistemit komunist në Shqipëri, por edhe njohjen e saj me Musinenë. Sipas saj sajo ishte një vajzë shumë e përgatitur dhe bindjet e saj politike i kishte bërë të ditura. Bibika tha se takimin e parë me Musine Kokalarin e ka patur në dyert e Onkologjikut, në kohën kur shkrimtarja ishte e sëmurë.

“Shkova në Tiranë te daja e Platonit. Në mëngjes bëra kontrolle, e në drek thash që do shkoja te mama Fejzia e cila ishte gruaja e vëllait të pushkatuar të Musinesë. Musineja kishte dy vëllezër të pushkatuar. Ndejta 5 orë atje, ndërsa në darkë do shkoja te vëllai i Musinesë, duke shkuar për atje takova afër onkologjikut takova mamanë e Ridvan Peshkëpisë, ajo më pyeti nëse po shkoja te Musineja. Ç’ Musine i thash unë? Pse se dini ju? ajo është e sëmurë, është shtruar në spital më tha. Unë ika drejt e në spital. Musinenë nuk e njihja, kisha parë vetëm një foto, por nuk e kisha takuar kurrë. Kur zbriti nga shkallët e kam njohur vetëm nga hapat. Ishin tamam hapa zonje. I kishte flokët e prera ishte me rrobat e spitalit. Kur e kam takuar unë ishte 60 e ca vjeçe, nuk më dukej e njëjta Musine. U takuam aty, ndejtëm pak aty. Ajo përkëdheli vajzën time, i mbante mend ditëlindjen. I dinte ditëlindjet e të gjithëve”,-tha Bibika.

Më pas Bibika tregoi se e ka vizituar rrallë herë në Rrëshen.

“E gjeta një herë në një shtëpi që çfarë binte jashtë e fuste brenda. Më pas e ndryshuan. Ajo kërkonte të shkonim të merrnim gjërat e saj”,-tha Bibika Kokalari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026