Biden dënon sulmet vdekjeprurëse ruse në Ukrainë: Kujtesë e brutalitetit!
Presidenti i SHBA, Joe Biden ka dënuar një valë sulmesh raketore ruse që vranë të paktën 38 njerëz në Ukrainë.
Sipas mediave të huaja, Biden i ka cilësuar sulmet si një “kujtues i tmerrshëm i brutalitetit të Rusisë”, pasi ai u zotua të forcojë mbrojtjen ajrore të Kievit.
Po ashtu nga sulmet e së hënës të paktën 190 persona u plagosën në të gjithë vendin, duke përfshirë disa në një spital për fëmijë në kryeqytetin Kiev.
Sulmet ndodhën në një kohë që Biden përgatitet të presë një samit të NATO-s në Uashington të martën.
Presidenti i SHBA tha se në takim do të njoftohen përforcime të mëtejshme për mbrojtjen ajrore të Ukrainës.
Udhëheqësit nga 32 shtetet anëtare të NATO-s, vendet e tyre partnere dhe BE-ja po mblidhen për të shënuar 75-vjetorin e bllokut.
Biden tha se ai do të mirëpresë presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe liderë të tjerë të NATO-s.
Samiti do të fokusohet në mbrojtjen dhe parandalimin për pushtimin rus të Ukrainës.
“Ne do të shpallim masa të reja për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës për të ndihmuar në mbrojtjen e qyteteve dhe civilëve të tyre nga sulmet ruse”, tha Biden.
“Unë do të takohem me Presidentin Zelenskyy për të bërë të qartë se mbështetja jonë për Ukrainën është e palëkundur”, shtoi ai.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të takohet gjithashtu të martën me kërkesë të Ukrainës.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres iu bashkua zyrtarëve perëndimorë në dënimin e sulmit raketor të Rusisë ndaj Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU:
Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit
Vrasjet e Renee Good dhe Alex Pretti nga agjentët e ICE, zyrtarët e Trump dorëzojnë provat
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit