Performanca e dobët në debat, më shumë zëra brenda PD kërkojnë tërheqjen e Biden

8 Korrik 2024 | 13:25

Disa anëtarë të tjerë të lartë të Partisë Demokratike të Presidentit Joe Biden i janë bashkuar privatisht thirrjeve që ai t’ia dorëzojë kandidaturën e tij për zgjedhjet e nëntorit një kandidati tjetër, raportojnë mediat amerikane.

Sipas BBC, gjatë një bisede në grup me udhëheqësin e pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, katër kongresmenë ishin të qartë duke i kërkuar zotit Biden të largohej, sipas mediave, duke përfshirë partnerin amerikan të BBC-së, CBS News.

Katërshes iu bashkuan të tjerë që shprehën shqetësime në lidhje me aftësinë e Biden për postin pas një debatit me Trump, por nuk kërkuan që presidenti të hapte rrugën, shtoi CBS.

Biden është zotuar të luftojë dhe ka ruajtur mbështetjen e demokratëve të tjerë, të cilët këmbëngulin se ai është njeriu që mund të mposht Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit.

Shqyrtimi i kandidaturës së Biden pritet të intensifikohet të hënën me kthimin e ligjvënësve në Capitol Hill. Presidenti do të jetë gjithashtu në qendër të vëmendjes në ditët në vijim, teksa do të presë një samit në Uashington për liderët e vendeve të NATO-s.

Jerry Nadler, Mark Takano dhe Adam Smith thanë të gjithë se Biden duhet të tërhiqej, sipas mediave të shumta, duke cituar njerëz që kishin dijeni për atë që u tha.

Joe Morelle shtoi zërin e tij, sipas CBS dhe New York Times, por Associated Press tha se personi i katërt ishte Jim Himes.

Të tjerë shprehën shqetësime për shanset elektorale të Biden kundër Trump. Asnjë nga përfaqësuesit nuk i ka bërë publike komentet e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026