Biden dhe Harris do të takohen veçmas me Netanyahun për armëpushimin e Gazës

25 Korrik 2024 | 19:47

Presidenti Joe Biden dhe Zëvendëspresidentja Kamala Harris do të ulen veçmas, me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për bisedime me interesa të larta për mbylljen e konfliktit të Gazës.

Takimet SHBA-Izraelite zhvillohen një ditë pas fjalimit sfidues të Netanyahut në Kongresin Amerikan, në të cilin ai mbrojti sulmet e Izraelit në Gaza, duke thënë se protestuesit anti-izraelit “duhet të kenë turp nga vetja”.

“Kemi shumë për të folur,” tha Biden kur mirëpriti Netanyahun në Zyrën Ovale.
“Dua t’ju falënderoj për 50 vjet shërbim publik dhe 50 vjet mbështetje për shtetin e Izraelit,” i tha Netanyahu Biden, duke përmendur shërbimin publik gjysmë shekullor të presidentit.

 

Do të jenë bisedimet e tyre të para ballë për ballë që kur Biden udhëtoi në Izrael disa ditë pas sulmit të Hamasit të 7 tetorit dhe përqafoi Netanyahun dhe premtoi mbështetjen amerikane .

Biden dhe Netanyahu gjithashtu do të takohen së bashku me familjet e pengjeve amerikane të mbajtura nga Hamasi.

Në orët e vona të pasdites, Harris, e cila është gati të bëhet kandidatja demokrate për President, do të takojë udhëheqësin izraelit në zyrën e saj ceremoniale në Shtëpinë e Bardhë.

Takimi pritet të vëzhgohet për të kuptuar se si Harris, që është zyrtarja e parë që bëri thirje për armëpushim, mund të ndryshojë politikën e SHBA ndaj Izraelit nëse ajo bëhet Presidente.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në...
20:42 | 06/07/2026

Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik

Kanë nisur këtë të hënë regjistrimet për nxënësit që do të ndjekin klasën e parë dhe klasën e dhjetë në vitin shkollor 2026–2027. Aplikimet kryhen...
19:43 | 06/07/2026

Borova kujton një nga masakrat më të rënda të Luftës së Dytë Botërore

Më 6 korrik 1943, forcat naziste gjermane, që hynë në Shqipëri nga Greqia, kryen masakrën e Borovës në Kolonjë, duke djegur tërësisht fshatin dhe vrarë...
18:29 | 06/07/2026