Biden: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke

15 Shkurt 2022 | 19:17

SHBA mbetet partner i palëkundur i Kosovës, tha presidenti Joe Biden në letrën drejtuar  presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për përvjetorin e 14 të pavarësisë së Kosovës.

Biden tha se Uashingtoni vazhdon të mbështesë dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, i cili  duhet të përfundojë me njohje reciproke.

“Jemi të kënaqur që Kosova po vazhdon të ndërtojë dhe forcojë marrëdhëniet e saj pozitive me vendet fqinje dhe do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet tuaja drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë, të përqendruar në njohje reciproke”, tha Biden .

Në urimin e tij për popullin e Kosovës për përvjetorin e pavarësisë, presidenti Biden tha Kosova në 14 vjetët e pavarësisë ka bërë përparim dhe është “shndërruar nga një demokraci e brishtë në një shtet të gatshëm për të ndarë përvojat e veta me botën”.

Biden tha se vitin e kaluar Kosova tregoi lidership në skenën ndërkombëtare.

“Nga ofrimi i strehimit të sigurt për të pambrojturit deri te forcimi i sigurisë globale dhe bashkëvendësja përkrah ushtrisë amerikane në Kuvajt, populli i Kosovës i ka dëshmuar botës trimërinë dhe bujarinë e tij”, tha Biden.

Kosova po strehon përkohësisht afganët që kanë ikur nga Afganistani pasi talibanët morën kontrollin e shtetit në gushtin e vitit të kaluar.

Ata, pasi të kalojnë proceset e verifikimit, do të vendosen në SHBA apo në ndonjë shtet tjetër të tretë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026