Biden mban Kosovën në zyrën e tij, flet me krenari për punën e djalit të ndjerë

5 Qershor 2024 | 09:21

Në moshën 81-vjeçare, presidenti Biden vazhdon t’i përmbahet fort një vizioni që ka mbretëruar që nga Lufta e Dytë Botërore, në të cilin një Amerikë e pasur dhe e fuqishme udhëheq një aleancë të demokracive për të mbrojtur globin nga tirania. Time magazine i ka rezervuar nje hapësirë të veçantë presidentit Biden.

Më 6 qershor, Biden do të udhëtojë në Normandi, për të përkujtuar një ngjarje që ka shërbyer për tetë dekada si një pikë qendrore e këtij vizioni. Ai do të mbërrijë si presidenti i 12-të – dhe sigurisht i fundit – amerikan që ishte gjallë në atë ditë të vitit 1944, kur 73,000 trupa amerikane udhëhoqën pushtimin më të madh amfib në historinë njerëzore, duke përshpejtuar humbjen e Gjermanisë naziste dhe çlirimin e Evropës. Për breza, Dita D ka qenë një përvjetor i shenjtë. Presidenti thotë se përkujtimi i tij ka të bëjë po aq me të ardhmen sa edhe me të shkuarën. “Ne po e luajmë [atë rol] edhe më shumë,” thotë Biden. “Ne jemi fuqia botërore”.

Gazetarët kanë sjellë detaje nga karriera e tij, por edhe simolika të zyrës se tij mes të cilave dhe medalja qe qeveria e Kosovës i ka akorduar djalit të Biden i cili ka shërbyer ne Kosovë.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka një lidhje të veçantë me Kosovën. Ai është një nga zërat më të fuqishëm që është angazhuar për lirinë e saj, por një lidhje të fuqishme ka bërë dhe djali i tij i ndjerë Beau Biden, i cili ka humbur jeten si pasojë e kancerit, në vitin 2015.

Pas vdekjes së tij Kosova e nderoi atë dhe  një rrugë mori emrin e tij. Ne përshkrimin e këtij momenti në revistën Time theksohet:

“Në dhomën e kabinetit pas intervistës, dielli është më  ulët dhe Biden ka edhe tregime tjera. Ai kthehet nga një tryezë me një medalje nga qeveria e Kosovës për djalin e tij Beau Biden, i cili vdiq nga kanceri nëntë vjet më parë. Presidenti tregon me krenari të qartë punën e djalit të tij në mbështetje të sistemit gjyqësor ( të Kosovës). Përmend diplomatin Richard Holbrooke, i cili ndërmjetësoi marrëveshjet e Dejtonit për Ballkanin, nxjerr në pah një histori për Afganistanin dhe një argument që Biden pati me Holbrooke për kërkimin e paqes atje”, thuhet ndër tjerash në artikull.

Rekordi i Bidenit në përballjen me këto teste është më shumë se thjesht një bisedë nostalgjike. Ai ka shtuar dy ushtri të fuqishme evropiane në NATO dhe së shpejti do të shpallë dyfishimin e numrit të vendeve në aleancën Atlantike që paguajnë më shumë se objektivi 2% e PBB-së së tyre për mbrojtjen, thotë Shtëpia e Bardhë. Administrata e tij ka punuar për të parandaluar që lufta në Gaza të ndezë një konflikt më të gjerë rajonal. Ai ndërmjetësoi samitin e parë trepalësh me partnerët rajonalë prej kohësh mosbesues, Korenë e Jugut dhe Japoninë, dhe nxiti Filipinet që të largoheshin nga orbita e Pekinit dhe të pranonin katër baza të reja ushtarake amerikane. Ai ka mbledhur vendet evropiane dhe aziatike për të kufizuar ndikimin ekonomik të Kinës. “Ne kemi bashkuar aleancën më të fortë në historinë e botës,” thotë Biden

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump i vendosur: Takimi me Iranin do të zhvillohet në Doha të martën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se SHBA-të do të takohen me Iranin në Doha të martën. “IRANI KA KËRKUAR NJË TAKIM. AI DO TË...
13:51 | 29/06/2026

Machado njofton kthimin e saj në Venezuelë pas tërmetit: Është detyra ime

Udhëheqësja e opozitës venezueliane dhe fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, María Corina Machado, njoftoi sot se së shpejti do të kthehet në Venezuelë për...
13:50 | 29/06/2026

Rifillojnë fluturimet direkte mes Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për herë të parë pas nisjes së luftës

Një aeroplan komercial fluturoi nga Irani në Emiratet e Bashkuara Arabe të hënën, në fluturimin e parë direkt midis dy vendeve që nga shpërthimi i...
13:40 | 29/06/2026