Biden: Nuk do t’i njohim përpjekjet e Rusisë për aneksimin e territoreve ukrainase

30 Shtator 2022 | 07:17

Presidenti amerikan, Joe Biden, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ta njohin përpjekjen e Rusisë për të aneksuar territore në Ukrainë.

SHBA do të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë në lidhje me këtë çështje, shkruan BBC.

“Shtetet e Bashkuara, dua të jem shumë i qartë për këtë, kurrë, kurrë, kurrë nuk do t’i njohin pretendimet e Rusisë për territorin sovran të Ukrainës,” tha zoti Biden.

Të enjten, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi dy dekrete që njohin Zaporizhzhia dhe Kherson si territore të pavarura, duke hapur rrugën për aneksimin e tyre.

Dokumentet, të shpërndara në mediat shtetërore ruse, thonë se pavarësia e dy rajoneve po njihet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe “të sanksionuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara”.

Të katër rajonet formojnë një rrip të rëndësishëm tokësor midis Rusisë dhe Gadishullit të Krimesë, të cilin Moska e aneksoi ilegalisht nga Ukraina në vitin 2014.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Marrëveshja SHBA-Iran, më shumë se 640,000 libanezë të zhvendosur u kthyen në shtëpi

Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin, IOM këtë të premte ka bërë me dije se më shumë se 640,000 persona të zhvendosur në Liban janë kthyer në...
18:51 | 03/07/2026

Studimi: Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të ulë rrezikun e cirrozës

Pirja e kafesë, madje edhe asaj pa kafeinë, mund të ndihmojë në mbrojtjen e mëlçisë. Ky është përfundimi i një studimi të ri, të publikuar...
18:41 | 03/07/2026

Një javë ceremoni mortore, detaje nga ceremonia publike e lamtumirës së Khamenei

Funerali i udhëheqësit suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei pritet të zgjasë disa ditë. Disa nga figurat më të larta të Iranit kanë udhëtuar...
17:56 | 03/07/2026