Biden: SHBA po rrit forcat ushtarake në Evropë për kërcënimin rus
Shtetet e Bashkuara do të rrisin forcat e tyre ushtarake në Evropë për shkak të kërcënimeve nga Moska.
Kështu deklaroi presidenti i SHBA-së Joe Biden ndërsa liderët e NATO-s mbajnë samitin e tyre vjetor në Madrid të Spanjës.
Presidenti amerikan nënvizoi se Uashingtoni po krijon një seli të përhershme në Poloni, duke dërguar avionë luftarakë shtesë dhe do të dërgojë më shumë mbrotje në Mbretërinë e Bashkuar, në Gjermani dhe Itali.
“NATO është e fortë dhe e bashkuar, dhe hapat që po ndërmarrim gjatë këtij samiti, ne do të rrisim më tej forcën tonë kolektive”, tha Biden nga takimi që po zhvillohet.
“Sot po njoftoj se Shtetet e Bashkuara do të përmirësojnë qëndrimin tonë të forcës në Evropë dhe do t’i përgjigjen mjedisit në ndryshim të sigurisë, si dhe do të forcojnë sigurinë tonë kolektive,” shtoi presidenti.
Më pas, presidenti u rreshtua së bashku me Stoltenberg dhe 29 liderë të tjerë për një foto në samitin e shumëpritur të aleancës ushtarake.
LEXONI GJITHASHTU:
“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane
Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij