Bie akuza për terrorizëm ndaj policëve kosovarë të rrëmbyer
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi gjatë fjalës së mbajtur në Forumin e Prespës, në Strugë, se prokurori në Serbi ka hedhur poshtë akuzat për terrorizëm kundër tre policëve të arrestuar të Kosovës. Kurti tha se policët akuzohen në mënyrë të paligjshme për posedim të armëve të zjarrit.
Shefi i qeverisë në Prishtinë shprehu falenderimin e tij për deklaratën e DASH, ku u kërkua lirimi i mënjehrshëm i policëve të Kosovës.
“Dua ta falënderoj Departamentin amerikan të Shtetit që kërkoi lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tre policëve të Kosovës. Kjo është rruga përpara”, tha ai.
“Së pari, këta policë duhet të kthehen, por, në të njëjtën kohë, bashkësia ndërkombëtare duhet ta dënojë me vendosmëri dhe qartë agresionin e Serbisë në Kosovë”, shtoi Kurti.
Ai, po ashtu, tha se NATO-ja duhet ta dënojë shkeljen që, sipas tij, i bëri Serbia Marrëveshjes së Kumanovës, e cila i dha fund luftës në Kosovë më 1999.
Tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës u arrestuan nga forcat serbe më 14 qershor.
Qeveria e Kosovës e konsideron aktin si “rrëmbim” në territorin e saj. Serbia e mohon këtë, duke thënë se ata janë arrestuar në territorin e saj.
Më herët, Radio Evropa e Lirë konfirmoi se tre policët janë duke u marrë në pyetje në Prokurorinë e Lartë Publike në Kralevë – qytet në jug të Serbisë.
Por, Prokuroria e Kralevës nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it se çfarë akuzash rëndojnë mbi ta.
LEXO GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë