Bie besueshmëria te reforma në drejtësi, shumica skeptike

28 Tetor 2021 | 20:56

Më shumë shqiptarë mendojnë që reforma në drejtësi ka ecur keq se sa mirë, sipas një vrojtimi të Euronews Albania.

Një në katër persona (25,1%) mendojnë se reforma ka shkuar keq dhe një në dhjetë (11%) mendojnë se ajo ka shkuar shumë keq.

Në total më shumë se një e treta e shqiptarëve mendojnë që ajo ka shkuar keq ose shumë keq. Ndërkohë, që thuajse asnjë shqiptar nuk mendon se ajo ka shkuar shumë mirë (0,8%) dhe më pak se çereku (24%) mendojnë se ka shkuar mirë.

Është një rënie drastike e besimit të qytetarëve në reformën në drejtësi, pesë vjet pas fillimit të zbatimit të saj.

Në 2016-ën, miratimi i reformës në drejtësi u propagandua përmes mbështetjes së madhe të qytetarëve—vrojtimet tregonin se mbi 91% e tyre donin reformimin e sistemit të drejtësisë.

Analizuar sipas prirjeve të votuesve, pakënaqësia më e madhe është midis votuesve të Partisë Demokratike—gati dy të tretat e tyre mendojnë se reforma ka shkuar keq.

Perceptimi i kundërt mbizotëron mes votuesve socialistë: gjysma e tyre (50,3%) mendojnë se reforma ka shkuar mirë dhe vetëm një në dhjetë (11%) se ka shkuar keq.

Mes qytetarëve që nuk kanë votuar asnjërën nga palët, një e treta (32,2%) mendojnë që reforma ka shkuar keq dhe më pak se dy në dhjetë (14,5%) prej tyre mendojnë se ka shkuar mirë.

Rezultatet janë të një vrojtimi për Euronews Albania, realizuar në muajin shtator nga kompanitë e specializuar në kërkimet të opinionit MRB dhe Data Centrum.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025