Bie çatia e Komunës së re në Prishtinë, lëndohet një vajzë

18 Janar 2024 | 15:51

Një person është lënduar si pasojë e rënies së kulmit të ndërtesës e re të komunës në Prishtinë. E lënduara është një vajzë e cila momentalisht është duke u trajtuar në QKUK.

Gazetari i Euronews Albania, Kosovë Gjoci ka lajmëruar se sipas mjekëve kujdestar ajo ka lëndime të shumta dhe do të transferohet në klinikën për kujdes intensiv.

Ky aksident që solli edhe lëndimin e vajzës erdhi pasi një ere e fortë ka përfshirë një pjesë të Prishtinës çka ka bërë që kulmi i kësaj ndërtesës të rrëzohet në rrugë dhe trotuar.

“Rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën ‘Nora e Hotit’  në Prishtinë,  një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes  nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para është raportuar për një person të lënduar, femër,  e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor” thuhet ne njoftimin e policisë.

Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë këtë ngjarje tragjike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të publikohet data dhe ora e mbajtjes...
12:02 | 17/07/2026

Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes

Gjykata Supreme e Kosovës ia ka ulur të enjten dënimin me burgim të përjetshëm në një dënim me 30 vjet burgim Edmond Lajqit për vrasjen...
20:54 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në

Eurodeputeti çek, Tomas Zdechovsky ka reaguar së fundmi lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviç. Në reagimin e tij, Zdechovsky e cilësuar deklaratën e...
16:56 | 16/07/2026