Bie çmimi i naftës, ja me sa do të tregtohen karburantet

28 Mars 2023 | 14:22

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të marte vendimin e marrë në lidhje me tregtimin e karburanteve në vend.

Çmimi i shitjes me pakicë për naftën do të jetë 184 lekë për litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 172 lekë/litri.

Çmimi i naftës në pompë shënon një ulje me 3 lekë për litër nga çmimi i vendosur së fundmi nga Bordi i Transparencës.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës do të jetë 185 lekë/litri, duke shënuar një ulje me 1 lek për litër.

Ndërkohë që çmimi i shitjes me pakicë i gazit do të jetë 75 lekë/litri duke qëndruar në të njëjtat nivele të pandryshuara.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 90 lekë/litër.

Bordi bën me dije se çmimet e reja do të hyjnë në fuqi në datë 28 mars, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026