Bie lindshmëria në Vlorë me 60%, Thanasko: Faktorë emigrimi dhe ekonomia
Qyteti i Vlorës, ashtu si pjesë më e madhe e qyteteve shqiptare ka një rënie të numrit të lindjeve. Shkaqet janë të shumta, ndërsa pandemia nuk ka pasur efekt në këtë fenomen. Këtë e shpjegon shefi i shërbimit të obstetri-gjinekologjisë në maternitetin e Vlorës.
“Pandemia nuk ka ndikuar në uljen e shifrave , pasi nuk ka një studim që të vërtetojë këtë fakt. Trendi i lindjeve është në rënie. Nëse para viteve 97 shifrat shkonin nga 3000 – 3200 lindje në vit tani variojnë nga 1200 1100 më rënie
Gjatë vitit i të kaluar 850 lindje këtë vit deri 870 lindje, nëse flasim për këtë 3 mujor janë shënuar 172 lindje ndërsa i njëjti tremujor vitin e shkuar 174 lindje.
“Bonusi i bebes nuk ka ndikuar, dhe kjo faktohet lehtësisht pasi nuk ka pasur rritje të numrit të lindjeve në këto dy vjet”, u shpreh z. Thanasko.
Sipas z. Thanasko shkaqet e rënies së numrit të lindjeve, lidhen me një sërë faktorësh socialë.
“Gjendja e lindshmërisë i ka tashme të zbardhur faktorët ndikues qe nga emigracioni e deri tek gjendja ekonomike por edhe karriera, abortet dëshirë por edhe fushatat për kontraceptivet” tha z. Thanasko.
Sa i përket rasteve me COVID-19 të grave shtatzëna në Maternitetin e Vlorës, raste ka pasur por pa komplikacione
“Kemi pasur raste të grave shtatzëna te infektuar nga COVID-19 i kemi trajtuar ne Vlorë ndërsa rastet me të rrezikuara janë trajtuar në Tiranë.”
Familjet me shumë fëmijë janë të rralla në ditët e sotme dhe të pasurit dy fëmijë, për nënat e reja është e mjaftueshme.
“Familjet me shumë fëmije janë të rralla në ditët e sotme dhe të pasurit 2 fëmijë, për nënat e reja është e mjaftueshme.”
Nënat e reja u shprehen të pasigurta nëse duan të lindin fëmijë të tjerë.
“E kam fëmijën e dyte, nuk e di nëse do të kem një tjetër”
“Është fëmija i dytë, tjetër nuk besoj se do të kem”
Rënia e lindshmërisë prej 2 dekadash është tashmë një plagë sociale në mbarë vendin. Ndërkohë në Shqipëri, sipas studimeve, vërehet një plakje me ritme të shpejta e popullsisë, kjo edhe për shkak të emigrimit të moshave të reja.
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues