Bie me 4.5% vlerësimi i shqiptarëve për performancën e qeverisë

8 Mars 2021 | 17:30

Shqiptarët kanë zbehur vlerësimet pozitive ndaj performancës së qeverisë. Kështu rezultoi në sondazhin e dytë të Euronews Albania përpiluar nga kompania prestigjioze MRB.

Ndryshe nga sondazhi i parë ku 14.1% shpreheshin se performanca e qeverisë gjatë këtyre 4 viteve ka qenë “shumë pozitive”, në sondazhin e dytë janë përgjigjur me këtë vlerësim vetëm 9.6% – me një rënie prej 4.5%.

Qytetarët duket se kanë një qëndrim të paqartë për performancën e qeverisë, pasi ndryshe nga sondazhi i parë ku 61% e të pyeturve shpreheshin të dyzuar (33.1% disi pozitive, 28% disi negative), tashmë kjo përqindje ka shkuar në 67.1% (39.9% disi pozitive, 27.2% disi negative).

Të ndarë në grup-mosha dhe gjini, nga sondazhi rezultoi se performancën e qeverisë e vlerësojnë më tepër pozitive femrat (43.5%) se sa meshkujt (36.2%), ndërsa grup-moshat 18-44 vjeç janë ata me vlerësimin më të luhatur mes “disi pozitive” dhe “disi negative”.

Bie në sy se në vlerësimin “shumë negativ” për performancën e qeverisë (totali 22.9%), përqindjen më të lartë e kanë grup-mosha 65-75 vjeç me 31.5%.

Metodologjia

Sondazhi i kombëtar i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB zhvilloi 1,600 intervista ballë për ballë me persona me të drejtë vote (mbi 18 vjeç) në 12 zona elektorale urbane dhe rurale nga 25 janari deri më 12 shkurt.

Nga të intervistuarit, diçka më shumë se gjysma ishin femra (51%).

Preferenca për koalicionet, performancën e qeverisë dhe opozitës, si dhe prirja e votës ishin disa nga tematikat kryesore që u morën nën analizë, rreth dy muaj para zgjedhjeve të përgjithshme në vend.

Lexoni gjithashtu:

Ndërkombëtarët, shëndetësia dhe shkollat zënë vendet kryesore të institucioneve më të besuara nga shqiptarët

Të rinjtë me besimin më të lartë tek opozita dhe mediat online

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021