Bie në gropën me ujë në pallatin në ndërtim, ndërron jetë 60-vjeçari në Tiranë

1 Mars 2025 | 13:18

Një 60-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë, pasi ka rënë aksidentalisht në një gropë me ujë në një pallat në ndërtim.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Haxhi H. Dalliu”, ku dyshohet se shtetasi ende i paidentifikuar ka rënë në një gropë të thellë me ujë, brenda ndërtesës ende të papërfunduar. Për pasojë, ai ka humbur jetën, ndërsa ende nuk është identifikuar nga autoritetet.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për të sqaruar rrethanat e aksidentit, si dhe për të identifikuar viktimën. Materialet procedurale janë referuar për veprime të mëtejshme në Prokurorinë e Tiranës. Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Në rrugën “Haxhi H Dalliu” në një pallat ende të papërfunduar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në një gropë me ujë dhe për pasojë ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç”, njofton policia e Tiranës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar

Studiuesi Auron Tare ka folur për Review, në Euronews Albania, me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri në kuadër të protestave që zhvillohen...
20:57 | 12/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në afërsi të zonës së Viroit. Sipas informacioneve paraprake, në...
19:16 | 12/07/2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se fondi prej 4 milionë eurosh i akorduar nga qeveria për...
14:50 | 12/07/2026