Bie numri i nxënësve, 4,2% më pak regjistrime në gjimnaz
Numri i regjistrimeve të nxënësve nëpër shkolla ka rënë krahasuar me një vit më parë, sipas INSTAT.
Emisioni Mirëmëngjes raporton se gjatë periudhës 2021-2022 janë regjistruar 2% më pak nxënës dhe studentë, me një total prej 577.869 personash.
Arsimi parashkollor ka pasur 1,5% regjistrime më pak se një vit më parë, me një total prej 72.384 nxënësish.
Regjistrimet në arsimin 9-vjeçar janë tkurrur me 2,9%, ku janë regjistruar 278.138 nxënës.
Ndërsa në arsimin e mesëm regjistrimet kanë rënë me 4,2%, dhe janë regjistruar 103.467 nxënës.
Arsimi 9-vjeçar ka aktualisht 24.400 mësues, ndërsa ai i mesëm ka 8.658 mësues.
Në fillore, për një mësues në arsimin publik janë 16,1 nxënës, ndërsa në privat, 14,6. Në arsim 9-vjeçar, për një mësues në arsimin publik janë 8,5 nxënës, në privat është një mësues për 7,3 nxënës. Në arsimin e mesëm, për një mësues në arsimin publik janë 12,8 nxënës, në privat janë 8,3 nxënës.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 19:02 Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit
- 18:55 Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak në 9 muaj
- 18:49 Kafshët paguajnë çmimin më të lartë nga zjarret në Francë, habitate të shkatërruara dhe speciet në rrezik
- 18:46 Esmeralda Kazia, shqiptarja e parë që shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”
- 18:27 30 ditë i bllokuar në det, shpëtohet në brigjet e Hawaii-t 39-vjeçari nga Kalifornia
- 18:08 Pompei rindërton tavanin antik me afreske të mitologjisë greke