Bie numri i shpendëve në Prespë, por shtohet lloji i tyre, shkak ngrohja globale
Në ujërat e Parkut Kombëtar të Prespës dhe Liqenit të Ohrit këtë vit ka rënie të numrit të shpendëve, por llojet e tyre janë shtuar ndjeshëm. Sipas specialistëve të Administratës së Zonave të Mbrojtura, larmishmëria e shpendëve e ka një arsye.
“Nga monitorimet në terren rezulton se Janar 2025, ka një numër më të ulët të shpendëve të ujit ndërsa në lloje është rritur. Është rezultat i ngrohjes globale, ndikon gjithashtu edhe si pasojë e tërheqjes së nivelit të liqenit dhe kallamishtet kanë ngelur në tokë të thatë”, thotw Vasil Male, specialist i ADZM.
Në liqenin e Ohrit këtë vit janë shtuar tre lloje butakësh ujorë, të cilët pothuajse ishin zhdukur nga ky ekosistem.
“Në liqenin e Ohrit u realizua Censusi i shpendëve, numri është më i ulët për shkak të ndryshimeve klimaterike por kemi një rritje të numrit të llojeve. Zhutraket ranore dhe baltaket. Para disa viteve ishte parë, vitin e fundit nuk u pa ndërsa këtë vit ishte e pranishme. Edhe Martin peshkatari, kishte prani në liqenin e Ohrit”, shprehet Adnand Bego, specialist në PPNEA.
Censusi i shpendëve të ujit është përqendruar në liqenin e Ohrit, të Prespës, të Gjancit dhe për herë të parë edhe në liqenin e Moglicës.
LEXONI GJITHASHTU:
Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut
Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik
Borova kujton një nga masakrat më të rënda të Luftës së Dytë Botërore
- 21:32 Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik
- 20:42 Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut
- 20:33 Kupa e Botës 2026, ankesa e Belgjikës për Balogun refuzohet si “e papranueshme”
- 20:28 Komisioni Evropian mbështet hapjen e një grupkapitulli të ri për Serbinë
- 20:06 Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje
- 19:51 Sot dita e 37-të e protestës, pas fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët nisën marshimin në rrugët e Tiranës