Bie numri studentëve, INSTAT: 1/4 të diplomuar në “biznes, administrim dhe ligj”

24 Maj 2023 | 20:26

Numri i të rinjve të diplomuar në universitetet shqiptare është në ulje të vazhdueshme.

Raporti i fundit i Institutit të Statistikave ka nxjerrë në pah se përgjatë vitit 2022 të diplomuarit ranë me 5,4% krahasuar me vitin 2021.

Në tre vitet e fundit numri i studentëve që marrin një diplomë bachelor apo master është në ulje.

E thënë me shifra, në vitin 2020 u diplomuan 32.889  studentë, në 2021 kjo shifër ra në 32.690  dhe në vitin 2022 kemi 30.910 të  diplomuar, pra  1780 studentë më pak se në vitin paraardhës.

51,8 % e të rinjve të diplomuar në vitin 2022 i përkasin programeve bachelor dhe  41,9 % programit master.

Ekspertët e Institutit të Statistikave kanë nxjerrë në pah se 27,2 %  ose më shumë se 1/4 e të rinjve të diplomuar i përkasin programeve “ Biznes, administrim dhe ligj”, për t’u pasuar me programet e “Shëndet dhe mirëqenie”.

Djemtë janë më të shumtë në numër kur flitet për programet që kanë të bëjnë më “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim”, duke zënë 21,3 % të të diplomuarve ndërsa vajzat dominojnë në  programet që kanë të bëjnë më  “Shëndetin  dhe mirëqenien” .

Por ajo çfarë vihet re nga një vit në tjetrin, është se numri I të diplomuarve në degët, administrim, biznes,  ligj  apo shkenca sociale dhe gazetari po bie nga viti në vit, ndërsa kanë ardhur në rritje të diplomuarit në shkenca natyrore, matematikë, statistikë, teknologji e informacionit, komunikim, inxhinieri, prodhim dhe ndërtim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026