Bie prodhimi i energjisë, KESH shpenzoi 67 mln euro në verë, konsumi u rrit 7%
Prodhimi i energjisë është ulur në tremujorin e tretë. Nga korriku deri në shtator, nga hidrocentralet dhe panelet u prodhua 1.565 Gigavat, me rënie 3% në raport me vitin e kaluar.
Për këtë arsye edhe sasia e blerë për të mbuluar nevojat në vend ka qenë më i lartë.
Konkretisht, sistemi importoi 762 GWh nga 755 GWh që realizoi në të njëjtën periudhë të një viti më pare dhe shiti jashtë vendit 282 gigavat, ose 38% më pak se vjet. Pra, me bilancin negativ të shkëmbimit 480 GWh dhe me çmimet mesatare të periudhës, vendi ynë ka humbur rreth 67 mln euro.
Ky tremujor që përkon me stinën e verës, dhe nevojat për konsum rriten nga qytetarët e bizneset. Të dhënat tregojnë se konsumi i përgjithshëm u rrit me 7%.
Shqipëria nuk arrin të mbulojë nevojat e veta me energji, pasi prodhimi është i varur nga kushtet klimatike. Për të krijuar pavarësi energjetike, vendi ynë po investon tek energjia diellore dhe ajo erës, e kjo duket edhe nga rritja progresive e prodhimit që sjellin këto parqe.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut