Bie qeveria| Rutte takohet me Mbretin, bisedime për administratën e përkohshme
Kryeministri holandez Mark Rutte do të takohet me Mbretin Willem-Alexander për të diskutuar një administratë të përkohshme, një ditë pasi qeveria e qendrës së djathtë ra për mosmarrëveshjet mbi politikën e emigracionit.
Si kreu i shtetit, Mbreti Willem-Alexander pritet t’i kërkojë koalicionit të Rutte që të mbetet si një qeveri kalimtare deri në formimin e një kabineti të ri pas zgjedhjeve, të cilat do të zgjasin disa muaj.
Dorëheqja e qeverisë së koalicionit do të thotë se parlamenti me shumë gjasa do të shpërndahet dhe holandezët do të shkojnë në zgjedhjet e përgjithshme në nëntor, raportoi Reuters.
Rutte, 56 vjeç, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2010, është tashmë kryeministri holandez më jetëgjatë.
Rute tha në një konferencë për shtyp të premten se do të dëshironte të kandidonte për një mandat të pestë, por se do të konsultohej me partinë e tij përpara se të merrte një vendim përfundimtar.
Kriza lindi pasi Partia Popullore për Liri dhe Demokraci (VVD) konservatore e Rutte-s bëri presion për të kufizuar fluksin e azilkërkuesve në Holandë.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
- 20:17 Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 20:06 Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
- 19:36 Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
- 19:31 “Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)