Bie ritmi i të ardhurave në buxhetin e shtetit, në prill u arkëtuan 650 mln euro
Buxheti i shtetit arkëtoi 650 mln euro në muajin prill, ndërsa priste të mblidhte 675 mln euro. Kjo është hera e pare qe nga muaji qershor 2024, qe te ardhurat raportohen me ulje.
Në muajin prill, u arkëtuan 650 milionë euro në buxhet. Shuma është 3.5% më e ulët se prillin e vitit të kaluar dhe për ecurinë e arkës së shtetit, kjo është hera e parë që nga qershori 2024, që të ardhurat bien.
Në treguesit që përcjell Ministria e Financave, për periudhën janar-prill, të ardhurat arritën në rreth 2.5 miliardë euro, me rritje vjetore 6.2%.
Peshën kryesore në kontributin e përgjithshëm e mbajnë të punësuarit, nga pagesat e që atyre u mbahen si tatim apo sigurime dhe të ardhurat nga tatimet dhe doganat.
Ndërkohë, shpenzimet e përgjithshme publike, për katër mujorin 2025, arritën në rreth 2.1 mld euro, edhe këto me rritje vjetore rreth 12%.
Si rezultat, buxheti ka dalë me suficit prej 395 milionë euro, ndërkohë që parashikimet e financave ishin për një deficit 255 mln euro, çka tregon se nga buxheti nuk janë shpenzuar rreth rreth 630 milionë euro të planifikuara për katër muajt e parë të vitit.
Nëse shohim ecurinë e viteve të fundit, një shtrëngim i tillë, është bërë në fillim vit, ndërsa përqendrimi i shpenzimeve është bërë në muajt e fundit.
LEXONI GJITHASHTU:
300 kredi të buta në administratë, i marrin policët, ushtarakët dhe mjekët
Këmbimi valutor 9 korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Çmimi i naftës rritet në nivelin më të lartë të javëve të fundit
- 07:41 Klopp zbulon se si Liverpooli u përpoq ta nënshkruante Mbappen
- 07:35 Shtohen zjarret nga temperaturat e larta në Spanjë, regjistrohen 12 viktima në Almeria
- 07:28 WSJ: Izraeli zbuloi një komplot të ri iranian për të vrarë Trumpin
- 07:22 Kualifikohet Franca në çerekfinalet e Kupës së Botës, Mbappe dhe Dembele vulosin me golat e tyre
- 07:12 Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)