Buxhetit të shtetit i kanë tepruar vitin e kaluar 420 milionë euro

26 Shkurt 2025 | 16:47

420 mln euro nuk u shpenzuan nga buxheti i vitit 2024. Gjysma e kësaj shumë ishte pjesë e fondit të pagave dhe shpërblimit të pensionistëve, ndërsa pjesa tjetër u kursye për interesat e borxhit dhe investime.

Buxhetit të shtetit i kanë tepruar vitin e kaluar 420 milionë euro. Në planin e hartuar nga Qeveria, ishin planifikuar për tu shpenzuar 7.7 mld euro, por u realizuan 7.28 mld euro, duke lënë në arkë një shumë të konsiderueshme për nevojat e vendit.

Por, ku u kursyen paratë? Qeveria nuk arriti të shpenzojë 110 milionë euro nga plani i rritjes së pagave sipas programit të vitit 2024.

Pjesë e fondeve të mbetura janë edhe 110 milionë euro të tjera, të cilat do të shkojnë si shpërblim për pensionistët në fillim të marsit.

Qeveria ruajti edhe 37 milionë euro nga fondet rezervë, të cilat nuk ishin të nevojshme të përdoreshin pas ngjarjeve të papritura të vitit.

Një shumë tjetër prej 57 mln eurosh u kursye nga ulja e interesave të borxhit, ndërsa 16 mln nuk arritën të kalonin për projektet e hapura.

Të ardhurat në buxhet vitin e kaluar u rritën mbi parashikimin dhe në diferencën e tyre me shpenzime, qeveria uli deficitin buxhetor me 180 mln euro nga 570 mln lekë që ishte plani i 2024.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)

Një 40-vjeçar ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Laçit/ Viktima është identifikuar si Ilir...
23:10 | 09/07/2026

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

Juristi, Ylli Manjani këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mbledhja e 21-të të Komitetit Parlamentar...
22:17 | 09/07/2026

“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)

Një moment i veçantë është shënuar në ditën e 40-të të protestës së aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, kur një panda-maskot mbërriti në Bulevardin “Dëshmorët...
21:59 | 09/07/2026