Bie rritja ekonomike globale, BE dhe Shtetet e Bashkuara më të prekurit
Kohë të vështira presin ekonominë globale. Në parashikimin e fundit, Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin ka ulur rritjen për vitin që kemi përpara, duke e shoqëruar vetëm me një rikuperim të lehtë në 2024-n.
Më i prekuri do të jetë Perëndimi. GDP-ja në zonën Euro dhe rritja në Shtetet e Bashkuara pritet të bien me 0.5 për qind. Parashikimi global është projektuar në 2.2 për qind falë qëndrueshmërisë ekonomike në Azi. Ndërkohë, 2024-a do të ketë një rritje modeste të GDP-së në 1.4 për qind në Evropë.
“Bota po përballet me vështirësi dhe rreziqe të shumta në horizont. Në këtë situatë sfiduese, ne duhet të reagojmë me përgjigje të mirëmenduara, si dhe me një bashkëpunim të fortë ndërkombëtar, në mënyrë që të tejkalojmë vështirësitë dhe t’i hapet rrugë së ardhmes”, tha Mathias Cormann, Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin.
Inflacioni i lartë po përfshin ekonomitë në mbarë botën dhe efekti i tij do të dobësohet vetëm gradualisht.
Në zonën Euro, inflacioni parashikohet të bjerë vitin e ardhshëm në 6.8%. ndërsa në Shtetet e Bashkuara, rënia e çmimeve ka filluar dhe pritet të vijojë, me inflacionin që ka rënë në 3.5 për qind e që pritet të bjerë në 2024-n.
“Presionet inflacioniste janë intensifikuar dhe bërë më insistuese. Mund ta shihni këtë në shumë vende të botës, ku 50, 60, apo 70 për qind e mallrave dhe shërbimeve të ekonomive të tyre po rriten me mbi 6% në vit. Ndaj, inflacioni është bërë më i rrënjosur, më i fortë dhe më i përhapur”, u shpreh Pereira.
BQE dhe bankat qendrore të vendeve pritet t’i mbajnë normat e interesit në nivele të larta për të luftuar inflacionin, që po udhëhiqet nga rritja e kostove të energjisë si pasojë e luftës në Ukrainë.
Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin nuk parashikon një lehtësim të shpejtë të situatës dhe thotë se ekonomitë mbeten të cënueshme nga tronditje të tjera.
LEXONI GJITHASHTU
Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë
Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë