Të huajt që kërkojnë azil në Shqipëri, INSTAT: Bien me 95% kërkesat

14 Korrik 2023 | 15:33

Të huajt që kërkojnë azil në Shqipëri kanë qenë të pakët në vitin që lamë pas.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në 2022 janë regjistruar vetëm 125 kërkesa, përkundrejt 2.533 azilkërkuesve që janë regjistruar në vitin 2021. Duke shënuar një rënie rekord prej 95%.

Pas shtetasve afganë, për herë të parë të huajt nga Ukraina kanë zëvendësuar shtetasit nga Siria për numrin e lartë të kërkesave për azil.

Por teksa numri i të huajve që kërkojnë azil në Shqipëri ka ardhur në ulje, e kundërta ndodh me ata që kanë fituar shtetësinë shqiptare.

Të dhënat tregojnë se vitin që lamë pas 1.527 persona kanë fituar shtetësi shqiptare, duke pësuar rritje me 115%, krahasuar me vitin 2021.

Meshkujt janë ata që dominojnë në kërkesat për fitimin e shtetësisë shqiptare. Sipas të dhënave zyrtare  85,1% e kërkesave e përbëjnë ata me origjinë nga Kosova, 4,3% me origjinë nga Turqia dhe 2,1% me origjinë nga Italia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026