Biseda prekëse e Elia Zaharisë me të bijën për Zotin: Përpara se të flemë lutemi dhe i them që të…
Elia Zaharia, aktorja e njohur shqiptare, ka folur për një intervistë me Mirela Milorin mbi jetën dhe zhvillimet e saj në raport me familjen, artin dhe shpirtëroren.
Zaharia ka ndarë një bisedë të sajnë me vajzën, që e ka mësuar të lutet, dhe ka dhënë mendimin e saj për raportin që ka krijuar me shpirtëroren.
“Nuk i ndjek ritet, jam e krishterë. Shkoj në kishë për nevojën time shpirtërore herë pas here, po nuk mund të them që jam e devotshme për të ndjekur të gjitha të dielat. Lidhjen me shpirtëroren e kam vertikale. Nuk kam ndjerë në jetë ndonjëherë nevojën që të kërkoj ndërmjetës në bisedat e mia me Zotin. Unë jam mirënjohëse dhe falënderuese. Faleminderit që ma dhe këtë ditë, them shumë faleminderit për të gjitha bekimet, edhe në dukje të vogla. Përpiqem që t’i kem sytë e hapur që më mbajnë të lidhur me shpirtëroren. Darkave lutem dhe kam mësuar edhe vajzën që të lutet. Më thotë: ‘Mami, si të lutem?’ I them: ‘Mami, lutu si të vijë ty’, dhe ajo thotë: ‘Zot, të kam shumë xhan’”, tha Zaharia.
Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
“Trishtim, po katandiset gjithmonë e më keq fakulteti”! Emocionohet Arben Kumbaro: E kthyen si në
“Skëndërbeu ka qenë mit për shqiptarët”, historiania Valentina Duka ‘skanon’ figurën e heroit
- 10:19 Ngordhje masive peshqish në Gjinikas të Maliqit, banorët: Fenomeni përsëritet sa herë hapen portat e HEC-it
- 10:12 Marco Rubio nis fushatën për shpërbërjen e Gjykatës Ndërkombëtare Penale
- 10:06 Robotët humanoide kryejnë ndërhyrje kirurgjikale për herë të parë
- 09:47 Marta Kos: Shqipëria do të mbyllë tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në (VIDEO)
- 09:38 Bujar Leskaj kundër bojkotit të PD: Qytetarët s’i votojnë deputetët për të lënë bosh karriget në Parlament
- 09:35 Yamal: Gjysmëfinalja me Francën, ndeshja më e rëndësishme por nuk ndjej presion