Biseda telefonike Trump-Erdogan, ja çfarë folën dy udhëheqësit
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe Donald Trump zhvilluan një bisedë të re telefonike, ku diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet në Siri dhe çështjet kritike rajonale.
Sipas një deklarate nga presidenca turke, të dy udhëheqësit diskutuan marrëdhëniet Turqi-SHBA, zhvillimet e fundit në Siri, punën e “Këshillit të Paqes” në Gaza, marrëdhëniet tregtare, me theks në sektorin e industrisë së mbrojtjes,si dhe zhvillimet më të gjera rajonale dhe globale.
Gjatë bisedës, Erdogan theksoi se Ankaraja do të vazhdojë hapat për të forcuar bashkëpunimin me SHBA-në, duke nënvizuar se zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve në të gjitha fushat i shërben interesit të ndërsjellë të të dy vendeve.
Referencë e veçantë iu bë Sirisë, ku presidenti turk theksoi se Turqia i kushton rëndësi të madhe zbatimit të plotë të marrëveshjes së armëpushimit në vendin fqinj, duke vënë në dukje se Ankaraja po e monitoron nga afër procesin në koordinim me autoritetet amerikane dhe siriane.
Duke iu referuar Gazës, presidenti turk theksoi se “Këshilli i Paqes” do të kryejë punë thelbësore , duke theksuar se përfundimi i katastrofës humanitare dhe rindërtimi i Gazës mund të hapë rrugën për paqe të qëndrueshme në rajonin e gjerë.
Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht