Biseda Vuçiç-Lajçak zgjati 5 orë, çfarë u diskutua
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka takuar të premten të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Takimi, sipas Blic, përfundoi pas orës pesë, dhe ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç dhe kryeministrja Ana Brnabiç arritën gjatë asaj kohe në Villa Bokeljka.
Përveç njoftimit në llogarinë e presidentit në Instagram, nuk janë bërë të ditura detaje nga ky takim.
Blic bën të ditur gjithashtu se gjatë natës pritet edhe një takim tjetër mes Vuçiç dhe serbëve nga Kosova e Metohia.
Takimi mes dy zyrtarëve vjen pasi Prishtina dhe Beogradi dorëzuan përgjigjet e tyre për propozimin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve, por edhe tensionet e shtuara të shkaktuara nga pezullimi i drejtorit rajonal të policisë për veriun, Nenad Gjuriç.
Në ditët në vijim u paralajmëruan takime të shumta, kontakte diplomatike, madje edhe protesta.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 15:25 Makina përmbyset në afërsi të Gramshit, dy persona përfundojnë në spital
- 14:43 Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara
- 14:29 Organizatat evropiane: Liria e medias në Kosovë është përkeqësuar
- 14:20 Trump: Sulmet e fundit amerikane ndaj Iranit ishin në nder të ushtarëve amerikanë të vrarë
- 14:20 Sulm ndaj një anijeje ukrainase në Odesa, humbin jetën 10 persona
- 14:06 Franca synon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit para fillimit të vitit të ri shkollor