Bisedat që “fundosën” shefin e policisë, kërkoi në Tims 2 vëllezërit që do vriteshin
Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i SPAK, në të cilin ranë në pranga ish-drejtuesi i policisë, Erzen Breçani dhe shefi i krimeve në komisariatin numër 6, Dedan Gjoni.
Janë zbardhur bisedat në Sky Ecc që shefi i krimeve Dedan Gjoni ka pasur me Ismail Zenelin dhe persona të tjerë, lidhur me vëllezërit Albert dhe Edmond Nela, për të cilët ishte thurur një plan vrasjeje.
Nga përgjimet e Sky rezulton se me datë 09.02.2021, shtetasit Ismail Zeneli dhe Bujar Ajeti kanë shkuar në Elbasan të takohen me, Dedan Gjonin, i cili në këtë periudhë ka qenë i punësuar pranë Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.
Shtetasi Ismail Zeneli ka hyrë në ambientet e Drejtorise Vendore të Policisë Elbasan në zyrën e Dedan Gjonit dhe ka marrë informacione nga sistemet TIMS dhe E-Gjoba lidhur me vëllezërit Albert dhe Edmond Nela.
Zbardhja e bisedës
Ne orën 08:52:47 Ismail Zeneli komunikon me përdoruesin Dedan Gjoni dhe i dërgon mesazhet:
Ismail Zeneli-Mgies, Si t’kam, A je në punë…
Dedan Gjoni- Gjes.
Ismail Zeneli-Të vij të takoj..
Dedan Gjoni-Po në zyre…
Ismail Zeneli-Po vi andej..
Dedan Gjoni-Ok, Këtu me ke..
Ismail Zeneli-Ok
Ne këto orë, shtetasi Ismail Zeneli ka qenë në kryeqytet pasi në orën 08:56:16 ka komunikuar në grupin e gatit dhe i tregon që është në Kamëz. Ai ka dërguar mesazhet:
Ismail Zeneli-A po del ne kamerë
“X” Po fleta daj. Për sa je në Kamëz…
Ismail Zeneli-Ktu jam.
Në orën 11:09:26 shtetasi Ismail Zeneli komunikon me Dedan Gjonin dhe i tregon që ka mbërritur në Elbasan. Ata shkëmbejnë mesazhet:
Ismail Zeneli-Shok, Jam këtu
Dedan Gjoni-Dola.
Ismail Zeneli- Shok jam me ca familjarë. Takohemi 5 min.
Dedan Gjoni-Unë dola. Haha. Ok Me thuaj kur të lirohesh..
Ismail Zeneli-Nji minutë. Ku je? Shok jam përball policisë. Shok.
Dedan Gjoni-Ku je? Sa hyra brenda.
Ismail Zeneli- Jam tek policia, përballë noterisë, qenka një noteri Gjorgja, Gjorga. Këtu në cep të policisë jam.
Dedan Gjoni- Je në makinë apo në këmbë? Hajde hajde, a do vish këtu te unë apo të dal jashtë?
Ismail Zeneli- Deshta me ardh me ty 2 minuta, se s’mund të rri me ty se kam ca njerëz që jam duke shkuar me pa, me pi një kafe me një vdekje. Jam tek drejtoria, drejtoria e policisë…
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor