‘Bisedë serioze për dialogun me Prishtinën’, Vuçiç jep detaje nga takimi me Lajçak
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka dhënë detaje në lidhje me takimin që pati në Beograd me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vuçiç u shpreh se me Lajçakun ka zhvilluar një bisedë serioze dhe të përgjegjshme për dialogun me Prishtinën dhe për çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, shkruan Euronews Serbia.
Ai theksoi se Serbia insiston në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tani në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.
“Një bisedë serioze dhe e përgjegjshme me Miroslav Lajçak mbi çështjet e hapura në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit. Ne do të vazhdojmë të luftojmë që ta ruajmë shtetin dhe popullin tonë, duke insistuar në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tani dhe në respektimin e ligjit ndërkombëtar”, ka shkruar Vuçiç në një postim në Instagram.
Lajçak vizitoi Beogradin katër ditë pasi qëndroi në Prishtinë, ku u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
View this post on Instagram
LEXONI GJITHASHTU
Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë
Haxhiu liron nga detyra prokurorët serbë të veriut
- 19:43 Dita e 52-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:37 “Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
- 19:30 Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 19:25 Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë
- 18:55 Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
- 18:37 Tarifat 50% të Trump ndaj mallrave kanadeze, Carney: Ramë dakord të intensifikojmë negociatat tregtare (VIDEO)