Bisedimet me FMN| Taksat, TVSH dhe aktet normative e ndajnë më Qeverinë
Bisedimet e qeverisë shqiptare me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, që zyrtarisht nisën ditën e martë do të zgjasin për gati dy javë dhe ato nuk parashikohen të lehta.
Raporti i muajit shkurt i Fondit jep një sërë rekomandimesh, sidomos për sistemin e taksave. FMN e konsideron mjaft të fragmentuar e kompleks. Porosia është thjeshtimi i sistemit dhe reduktimi i rasteve përjashtimore.
FMN u referohet reduktimeve dhe përjashtimeve nga TVSh dhe këshillon që të vetëpunësuarit, profesionistët e lirë të tatohen njëlloj si të punësuarit duke iu nënshtruar regjimit të tatimit mbi të ardhurat personale. Fondi e arsyeton këtë duke thënë në raport se trajtimi si biznes i vogël i këtyre kategorive krijon hapësira për shmangie taksash.
Për këtë rekomandim, Ministria e Financave po punon prej disa muajsh, ku njëri variant është përfshirja e kësaj kategorie në taksimin progresiv, ku ai që fiton më shumë të paguajë më shumë. Norma e reduktuar e TVSH-së 6 për qind për hotelerinë, sipas FMN ka krijuar pabarazi dhe është joefektive. Fondi këshillon që të zbatohet regjimi standard prej 20 për qind.
FMN propozon rishikime për taksat e bizneseve të vogla e të mesme deri në 14 milionë lekë. Vitin e kaluar, Qeveria hoqi nga skema e TVSh-së bizneset e kësaj kategorie, ndërsa FMN propozon taksimin bazuar mbi një normë mesatare prej 3 për qind të xhiros vjetore.
Këshilla për ndërhyrje ka edhe në taksën e pronës. Aktualisht tatimi i pronës është i përjashtuar për disa kategori. FMN thotë se këto përjashtime cenojnë financat e bashkive, që e kanë ndër burimet kryesore të të ardhurave.
Pjesa politike e rekomandimeve lidhet me mënyrën e vendimmarrjeve. FMN këshillon Qeverinë që të reduktojë ndryshimet në buxhet përmes akteve normative, që shmangin Kuvendin. Rekomandimi është dhënë para nisjes së krizës energjetike dhe asaj të çmimeve.
Qeveria ka ndryshuar dy herë buxhetin e këtij viti me akte normative, fillimisht në mars dhe më pas në korrik.
LEXONI GJITHASHTU:
Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)