Bisedimet në Islamabad me presidentin pakistanez, reagon ministri i Jashtëm iranian
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi ka reaguar pas takimit të zhvilluar këtë të shtunë me presidentin pakistanez, Shehbaz Sharif në Islamabad. Araghchi përmes një postimi në “X” shkruan se pati një vizitë shumë të frytshme në Pakistan pavarësisht se nuk u takua me negociatorët amerikanë.
“Vizitë shumë e frytshme në Pakistan, shërbimet e mira dhe përpjekjet vëllazërore për të rikthyer paqen në rajonin tonë i vlerësojmë shumë”, shkroi Araghchi në X.
“Ndamë qëndrimin e Iranit në lidhje me një kornizë të zbatueshme për t’i dhënë fund përgjithmonë luftës kundër Iranit. Ende nuk kemi parë nëse SHBA-të janë vërtet serioze në lidhje me diplomacinë”, shtoi ai.
Menjëherë pasi Araghchi publikoi deklaratën e tij, agjencia iraniane e lajmeve Farsna raportoi se ministri i jashtëm mbërriti në Muscat të Omanit për t’u takuar me udhëheqjen e Omanit.
Më herët sot, Trump tha se anuloi një udhëtim të planifikuar të Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Islamabad.
Ai theksoi se nuk ia vlen që delegacioni amerikan të bëjë fluturimin 18-orësh për në Pakistan kur SHBA-të kanë të gjitha kartat në konfliktin me Iranin. Ai shtoi se iranianët mund të telefonojnë SHBA-në në çdo kohë që duan.
Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur presidentja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror (VIDEO)
Të dërguarit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë
Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:27 Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur presidentja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror (VIDEO)
- 09:18 Të dërguarit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave