Bislimi i shkruan Sorensen: Financimet për Luginën po bllokohen nga banka në Serbi
Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi ka njoftuar këtë te enjte se i ka dërguar një letër përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen. Bislimi në një postim në Facebook shkruan se ka njoftuar Sorensen lidhur me të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Bislimi shton se pagesa e financuar nga Qeveria e Kosovës për furnizimin me tekste shkollore, përkrahjen e aktiviteteve ndërkombëtare dhe funksionimin institucional të Këshillit Kombëtar Shqiptar, është bllokuar tre herë radhazi nga banka pranuese në Serbi. Sipas tij kjo synon të pengojë mbështetjen për komunitetin shqiptar në Luginë.
“Sot kam njoftuar z. Peter Sorensen, Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë–Serbi, lidhur me një çështje serioze që tashmë ka marrë karakter të pengesës sistemike ndaj të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
3,650 fëmijë shqiptarë në Luginë janë duke përdorur 35,448 tekste shkollore të financuara nga Qeveria e Kosovës, pas kërkesës zyrtare të Këshillit Kombëtar Shqiptar. Qeveria jonë ka zbatuar plotësisht dhe në kohë të gjitha detyrimet e saj ligjore dhe institucionale.
Megjithatë, pagesa përkatëse prej 304,511.16 euro, e destinuar për furnizimin me tekste shkollore, përkrahjen e aktiviteteve ndërkombëtare të avokimit dhe funksionimin institucional të KKSH-së, është bllokuar tre herë radhazi nga banka pranuese në Serbi. Në të tre rastet, transferi është refuzuar. Mjetet po refuzohen pa dhënë asnjë arsye ligjore, teknike apo rregullatore.
Pra ky nuk është gabim teknik. Kjo paraqet një model të qëllimshëm administrativ që synon të pengojë mbështetjen e ligjshme dhe transparente për komunitetin shqiptar në Luginë.
E njëjta qasje është vërejtur edhe në anulimin e vendimit të KKSH-së për programin e subvencioneve bujqësore për fermerët shqiptarë, pavarësisht se të gjitha procedurat ligjore dhe verifikimet ishin përfunduar plotësisht. Këto veprime nuk janë raste të izoluara, por tregues të një qasjeje të strukturuar të pengimit administrativ.
Institucionet e Kosovës i kanë vënë në dispozicion Bashkimit Evropian të gjitha provat dokumentare: komunikimet SWIFT, kthimet e bankave dhe dokumentacionin e vendimeve qeveritare.
Kosova mbetet e përkushtuar ndaj procesit të dialogut, por nuk mund të qëndrojë indiferente kur mekanizmat administrativë përdoren për të cenuar të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, shkruan ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Bileta e urbanit në Kamëz 50 lekë, qytetarët dalin në protestë! Flasin pensionistët
- Balliu shefes së SHISH: Deputetët pa certifikatë sigurie, kurse shoku i Gilmandos po
3 vite pa kryeprokuror, Kosova zgjedh kreun e organit të akuzës
Deklarata skandaloze e ministres serbe: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën
Gjermani Dirk Schubel emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë
- 08:22 Shkencëtarët zbulojnë depozitën më të madhe të arit në planet: Problemi është se është “e padukshme”
- 08:14 Macron: Franca do ta lejojë Ukrainën të prodhojë raketa franceze kruiz
- 08:11 Çmimet e naftës u rritën pas kërcënimeve të Trump për të vendosur tarifa për anijet që kalojnë në Hormuz
- 08:07 SHBA-të zgjerojnë sanksionet kundër Kubës, duke synuar edhe sektorin e turizmit
- 07:45 Tregtia e diamanteve në Dubai arrin rekordin prej 41.7 miliardë dollarësh pas 14 vitesh
- 07:20 CENTCOM: Ushtria amerikane kreu një sulm të ri ajror ndaj Iranit