Balliu shefes së SHISH: Deputetët pa certifikatë sigurie, kurse shoku i Gilmandos po

13 Nëntor 2025 | 13:20

Deputeti PD-së, Klevis Balliu gjatë fjalës së tij përballë kreut të SHISH, Vlora Hyseni ka folur lidhur me faktin se Mustafa Sheqeri i cili u plagos gjatë atentatit në Rinas kishte certifikatë sigurie.

Teksa Balliu fliste në Komision nuk munguan as të qeshurat ironike për situatën absurde. Ai theksoi se Sheqeri kishte certifikatë sigurie nga DSIK ndërsa për deputetët duket e vështirë ta marrin.

“Nuk ka ndonjë sekret shtetëror se certifikatë sigurie që sot s’kanë kolegët e mi kishte ai që ishte me Gilmando Danin në makine. Ajo është e rënde këtu dhe s’kemi probleme së s’paskan certifikatë sigurie deputetet e komisionit.

Tani ju lutem për respekt te institucionit që përfaqësoni ato që janë për tu bëre publike bëjini publike. Ato që thash unë janë pak nga ato qe janë të shkruara këtu.  Që dje në dy studio televizive po diskutoheshin, tani nga dje që diskutoheshin bëhen sekrete.

Nuk është e vërtetë, çeshitet që janë sekret shtetëror pa diskutim të gjithë kolegët duan t’i mbrojnë dhe u japin hapësirë qe keni nevojë,” tha Balliu.

Mustafa Sheqeri ishte shoqëruesi i Gilmando Danit gjatë atentatit në Rinas. Autorët iu zunë pritë dhe qëlluan drejt mjetit të tyre duke vrarë Danin. Sheqeri ka marrë plagë të shumta dhe në gjendje të rëndë për jetën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026