Bislimi: Lideri i ri do jetë determinant për ecurinë e LDK-së
Në tetor në Kosovë do zhvillohen zgjedhjet lokale dhe kjo është një provë e rëndësishme për LDK-në. Politikani Faton Bislimi tregon për Balkan Talks në Euronews Albania qasjen që do ndjekë LDK në këto zgjedhje.
“Testi i radhës janë zgjedhjet lokale, që janë në tetor dhe ne jemi në një proces edhe të gjetjes së një lideri të ri që ta ringrejë LDK-në. Ky do jetë indikatori që do na japë shpresë nëse do ringrihet gjatë zgjedhjeve apo do jetë në spirale rënieje”, – thotë politikani Faton Bislimi.
Sipas z. Bislimi, nëse ndryshimet do bëheshin pas zgjedhjeve lokale në Podujevë, LDK-ja nuk do ishte në situatën që gjendet sot.
“103 mijë zgjedhësit tanë besnikë duhet të respektohen. Edhe pse nuk i ka pëlqyer udhëheqja, ata kanë qenë besnikë. Nëse do bënim ndryshime pas Podujevës, nuk do kishim këtë rezultat”, – shprehet z. Bislimi.
Sipas tij, mënyra për të dalë nga kjo situatë është një mendësi e re që t’i shërbejë qytetarit.
“Ne do ja dalim të dalim nga kjo situatë dhe jemi të gatshëm të marrim përgjegjësitë që i takojnë secilit për qytetarët tanë. Jemi në një moment historik; të nxjerrim një mendësi të re, që i duhet qytetarëve të Kosovës dhe të dalim nga politika, që nuk i ka shërbyer qytetarit dhe Kosovës. Ne duhet të japim shembullin për çdo parti që mund të ringrihemi”, – rrëfen z.Bislimi.
Politikani i LDK shprehet se lideri i ri do jetë determinant për ecurinë e LDK-së dhe ai duhet të ketë disa cilësi që t’i përshtaten partisë që do udhëheqë.
“Ka emra që do kandidojnë, por nuk do t’i përmend në emra të përveçëm. Lideri i ri duhet të jetë ai person që ka aftësinë t’i shtrëngojë dorën secilit anëtar te LDK-ja dhe të ketë shpresën për t’u ringritur me vizion, durim dhe guxim”, – përfundon z. Bislimi.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit