Bitcoin bie më shumë se 25 për qind nga nivelet rekord të janarit

28 Shkurt 2025 | 14:31

Vlera e Bitcoin ka rënë me më shumë se 25 për qind nga nivelet rekord të janarit, pasi njoftimet për tarifat e Trump dhe mundësia e një lufte tregtare i shtynë investitorët të shesin masivisht asetin dixhital.

Bitcoin dhe Ethereum humbën secili nga shtatë për qind të vlerës së tyre sot, raporton Bloomberg i Nju Jorkut.

Vlerat kulmore të Bitcoin u regjistruan në ditën e inaugurimit presidencial të Donald Trump më 20 janar, kur bitcoin shitej për më shumë se 105,000 euro, por që nga ai moment e deri më sot ka rënë me 27 për qind.

CEO e BTC Markets, Caroline Bowler, beson se kjo lloj ndjesie tregu u pa për herë të fundit në vitin 2022, kur çmimet e Bitcoin dhe monedhave të tjera dixhitale ranë ndjeshëm gjatë të ashtuquajturit “dimër kripto” për shkak të rritjes së normave të interesit dhe problemeve të industrisë.

Ajo beson se tregjet tani po reagojnë ndaj pasigurisë gjeopolitike dhe mundësisë së tarifave në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi se tarifat 25 për qind ndaj Meksikës dhe Kanadasë do të hyjnë në fuqi më 4 mars, së bashku me një tarifë shtesë prej 10 për qind për importet kineze.

Pekini ka paralajmëruar se “do të marrë të gjitha masat e nevojshme” nëse Shtetet e Bashkuara rrisin tarifat për importet kineze.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026