Vendosja e tarifave tregtare nga SHBA “trondit” Bitcoin, bie vlera e kriptomonedhës
Çmimi i Bitcoin-it ka pësuar një rënie të ndjeshme gjatë fundjavës, duke arritur nivelin e 91 mijë dollarëve, ndërsa muajin e kaluar kishte kulmuar me 109 mijë dollarë. Kjo luhatje e fortë është ndikuar nga tarifat e vendosura nga SHBA ndaj vendeve fqinje dhe Kinës.
Tregu i kriptomonedhave ka qenë në rënie të vazhdueshme që nga dita e parë e muajit shkurt, me Bitcoin-in—monedhën dixhitale që kryeson tregun—që ra me 7% pasi presidenti amerikan, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv për vendosjen e tarifave mbi importet nga Meksika, Kanadaja dhe Kina.
Të hënën, një Bitcoin u tregtua për 95 mijë dollarë, duke shënuar një rënie mujore prej rreth 3%, ndërsa të shtunën preku nivelin më të ulët prej 91 mijë dollarësh, niveli më i ulët që nga java e dytë e janarit, pak ditë para betimit të Trumpit si President.
Përveç Bitcoin-it, edhe kriptovalutat e tjera kanë pësuar rënie të konsiderueshme. Ethereum ka shënuar një rënie mbi 20% gjatë fundjavës, ndërsa kriptovaluta “Trump Meme Coin”, e cila lidhet me presidentin amerikan, ka rënë në 18 dollarë pas një muaji në qarkullim, nga 74 dollarë që kishte arritur më 19 janar.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!
Erdogan sulmon Izraelin: Janë të varur nga lufta! S’do të lejojmë që ta zhysin rajonin në erën e barutit
- 20:36 Shqiptari vjen nga Britania e Madhe në protestë: Rama përballet me shqiptarët, jo me “agjentë të huaj”
- 20:25 Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
- 19:52 Protesta në Tiranë, Dritan Goxhaj mesazh urimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës
- 19:38 Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit: Populli të uron! (VIDEO)
- 19:16 “Dorëheqje”, protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:09 Rama flet për median gjermane: Nuk kam ndërmend t’i them jo 4 miliardëve