Pas sanksioneve të vendosura nga Perëndimi, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin mund të marrë në konsideratë avantazhet e kriptomonedhave.
Putin, gjatë një fjalimi të mbajtur në janar, pasi banka qendrore propozoi ndalimin e kritomonedhave për shkëmbim dhe mininig (gërmim), ia tha se Rusia ka disa avantazhe sidomos sa i takon mining.
Banka e Rusisë mbajti qëndrimin se gërmimi i Bitcoin përbënte një rrezik për ekonominë dhe qëndrueshmërinë financiare.
Por, Putin nuk ishte i sigurt për këtë duke thënë se Rusia ka avantazhe për shkak të energjisë dhe ekspertizës në këtë fushë.
Dyshimet e Putinit për të ndaluar kriptomonedhat mund të lidhet dhe me masat e Perëndimit.
BE, SHBA, Britania dhe Kanadaja kanë goditur rezervat e Rusisë në monedhë të huaj – 640 miliardë dollarë.
Kjo është një masë financiare që përdoret si mbështetjeje në rast emergjence dhe për të garantuar qëndrueshmëri financiare.
Rusia dhe bankat e saj mund të përdorin kriptomenadhat pasi mund të jenë një alternativë për shkëmbime ndërkombëtare në dollarë.
Kriptomonedhat gjithashtu mund të anashkalojnë sistemin bankar ndërkombëtar si një alternativë për transaksione mes vendeve të ndryshme.
Sistemi i monedhave digjitale nuk kontrollohet nga asnjë bankë qendrore apo ndonjë shtet konkret, pasi janë monedha të decentralizuara që nuk kanë nevojë për rregullatorë.
Por, ekspertë të ndryshëm argumentojnë se natyra e tyre transparente mund të jetë një vështirësi që të përdoren për të anashkaluar sanksionet.
Gjithsesi vende të ndryshme kanë përdorur Bitcoin si shpëtim. Irani, vend ndaj të cilit ka shumë sanksione nga SHBA, ka përdorur energjinë e prodhuar nga fosilet dhe nafta për të konvertuar në Bitcoin dhe më pas e ka përdorur atë si monedhë për të blerë produkte importi.